Home Aktualitet ANALIZA/ “Për ushtrinë e tradhtuar në vijën e parë të frontit”- Gjekmarkaj: Shërbëtoret xhandarë të politikës në krye të mjekëve, pse propagandistët mund të na çojnë drejt tragjedisë

ANALIZA/ “Për ushtrinë e tradhtuar në vijën e parë të frontit”- Gjekmarkaj: Shërbëtoret xhandarë të politikës në krye të mjekëve, pse propagandistët mund të na çojnë drejt tragjedisë

nga Editor

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Kudo në Europen e trembur e të zënë në çark nga virusi i ri po flitet për “luftë” ! Në të jemi  përfshirë edhe ne tanimë! Në vijën e saj të parë, pikërisht në front janë mjekët, infermieret dhe personeli ndihmës shëndetësor ! Ata dhe të sëmuret janë më të rrezikuarit! Po ndërsa të prekurit dora dorës mund të shërohen e kthehen në shtëpi ata janë aty për të mjekuar “të plagosurit” e tjerë ! Por ushtria jonë është disa herë e tradhtuar e nëpërkëmbur dhe e fyer !

Në momente krizash e paniku në shndërrohemi në patetikë, në hipokrit, në frikacakë dhe mobilizojmë gjithë arsenalin e idhujtarisë me parimin kalova lumin të dhjefsha kalin! Sapo e keqja kalon fillojmë me agresivitetin, arrogancën, shpifjet, pretendimet dhe akuzat madje aty këtu mjeket janë rrahur nga të afërm pacientesh! Në mos gabohem 5-6 vjet më parë në televizione u transmetua pamje sesi një infermiereje i futen dy mije lek të vjetra në xhep dhe ajo as kundërshtoi e as i kërkoi ! Dukej një grua afër moshës 60-vjeç ! U ndezën boritë dhe ekranet, gjeten armikun ! Sa dhimbje kam ndjerë që model korrupsioni bëhej një fatkeqe dhe jo hajdutet e mëdhenj të zyrave tona !

Aso kohe flitej për korrupsionin e madh në mjekësi por edhe për  “shëndetësinë falas”, “mjekësinë që duam” dhe spektakle të tilla shërbenin për të legjitimuar çdo eksperiment ! Qëkur u futem në epokën e pluralizmit mandat pas mandati mjekësia është konsideruar si diçka jo elektorale që nuk sjell shumë vota dhe është lënë në degradim!

Politika ka futur duart duke stimuluar arrivistet në kurriz të profesionisteve ! Qesharake investimet në infrastrukturë, në kërkime shkencore, në pajisje moderne, në specializime, e mbi të gjitha në rroga ndërsa spitalet mbusheshin me kafene, Drejtoret zgjidheshin për tenderat që do të bënin, ato të ilaçeve, shtretërve, mensës, rojave e shumë të tjera ! Ministrat po ashtu ! Tek këta të fundit duhet bërë një diferencë persa kohë ata ishin mjekë ndonëse pa rezultate të mëdha! Po ashtu ndonjëri prej tyre, prej isheve  tani duhet vetëm të heshtë dhe të na e kursejë moralin ! Një ditë  u vendos që ata të shporreshin nga drejtimi ! E bëri Berisha për raporte me aleatet kur në krye vuri Nard Noken ( të cilit mund ti jepte një tjetër fushë për me tepër që vete ai (Berisha)  kishte qene një kardiolog me famë)  ndërsa Edi Rama e ktheu në normë me Ilir Beqen një basketbollist mediokër e me biznese personale e më pas me Manastirliun !

Miku dhe kolegu Sokol Balla  një javë më parë në Real Story e quajti seksizëm eufemizmin tim se “luleshtrydhja” term i përdorur nga Kryeministri për zonjën në fjalë  nuk mund të jetë në krye të shëndeti publik ! Në fakt ashtu nuk është, aspak seksizëm, por e kam bindje  të trishtë e të dhimbshme që kjo, jo thjeshtë për zonjën Manastirliu e cila pos autogolit të rënde  me maskat e skaduara po përpiqet këto ditë të shërbeje sa di , se jemi përballe një metafore të madhe banaliteti !

Sipas parimit “ti halim që nuk di këndim bëhu vezir për arsim”,  Liderëve shqiptarë pothuaj të gjithëve, u shkon tejet për shtat inferioriteti, paaftësia, servilizmi  e hafijet si dhe nënshtrimi pa ndoshta e pa sikur!

Natyrisht ata pastaj dinë të darovisin e shpërblejnë besnikët këtë koronavirus të demokracisë shqiptare! Ndaj jemi shteti më qesharak i Europës, më i korruptuari, më pak efiçenti  dhe me politiken më të dhunshme !  sot më shumë se kurrë në krye të ministrisë së shëndetësisë , në kryë të të gjitha strukturave mjekësorë duhen më të mirët ! Propagandistet mund të na çojnë drejt tragjedisë kolektive!

Në kohen e tyre (Beqes dhe Manastirliut) në këto 7 vjet  para e madhe, miliona euro  u hodhën  për konçensionet të famshmet PPP  te cilat administrohen nga klientë e miq të qeverisë ! Akuzat se kjo është një megaaferë korruptive nuk reshtin për asnjë çast ! Shumëkush  bën llogari dhe me të drejtë thotë sa mund të ngriheshin rrogat e personelit, sa spitale të reja, sa kërkim shkencorë e specializime mund të bëheshin, sa respiratore më shumë mund të kishim?!

Mjekeve u kemi vënë mbi krye shërbëtoret  e politikes të cilët kanë funksionuar më shumë si xhandarë për të shtypur dialektiken e brendshme sesa si përfaqësues të tyre ! Muaj pas muaji ata po ikin dhe janë në te drejtën e tyre ! Nuk dihet me çfarë mund ti zëvendësojmë se edhe numri I kasapeve po bie ngaqë mishi blihet I ambalazhuar !

Personalisht  sot më shumë se kurrë ju kërkoj falje në emër të këtij llumi e balte që është hedhur mbi ta, për shtypjen dhe zhvatjen, për rrogat dhe injorimin, për grushtet e kamerat e fshehta përdhunuese !

Ju kërkoj falje që gjithë friken dhe frustimet tona i derdhim sot mbi ta , teksa vetë jemi mbyllur brenda si Oso Kuka rrethuar me oriz e makarona, jasteke e velenxa po kaq ju shpreh nderimin tim të thellë qe edhe pse të keq paguar e të shpesh të paragjykuar, përballen sot me virusin që ka alarmuar globin pa kushtet e kolege të tyre në kontinent ! Po pra, edhe ata kanë familje, fëmije e gra , nëna e baballarë në një marrëdhënie ankthi të dyfishtë, pa vila tenderash, pa llogari bankare premtuese, pa  rezerva ushqimore të mëdha verërash e uski të shtrenjte dhe mos ta harrojmë këtë as nesër kur  rrëmeti të kalojë !

Mjekësia shqiptare duhet rithemeluar në të gjitha kuptimet bashkë me të edhe disa vlera njerëzorë që i kemi harruar duke zëvendësuar Hyun sa herë kemi mundësi me paranë dhe kodoshet e saj ! Le të konvertohemi në njerëz humanë , le ta bëjmë tonën mirënjohjen e vërtete si bindje dhe jo nga frika, le ta mbështesim ushtrinë tonë të tradhtuar atje në frontin ku luftohet për shëndetin e gjithsecilit ! Një lutje për ta e kam kur beteja të mbarojë rebelohuni dhe mos u bindeni me  “gjeneralve” që ju hoqën shulat nga pushkët teksa niseshit për atje ! Sa prokopi është bërë më ata shula !

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!