Home Aktualitet Bardh Spahia publikon mesazhin: Në spitalin e Shkodrës nuk ka tamponë, të ardhurat nga zonat e kuqe nuk bëjnë dot analizën e COVID-19

Bardh Spahia publikon mesazhin: Në spitalin e Shkodrës nuk ka tamponë, të ardhurat nga zonat e kuqe nuk bëjnë dot analizën e COVID-19

nga Editor

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka publikuar ne Facebook mesazhin e nje qytetari, i cili shprehet se mungesa e tamponeve per analizen e covid-19 eshte shqetesimi kryesor i mjekeve ne kete periudhe.

Postimi i plote:

A KA MUNGESE TAMPONASH APO THJESHTE PAPERGJEGJSHMERI?

Shqetësimi kryesor i mjekëve në këtë periudhë është mungesa e tamponëve dhe mjeteve për të bërë analizat e COVID-19. Në Shkodër, personeli shëndetësor denoncon se ka raste të dyshuara për qytetarë të ardhur nga Italia dhe nuk ka tamponë për analiza!

Po bëhen dy javë që mjekët, qytetarët dhe opozita po e ngremë këtë shqetësim, por Ministrja e Shëndetësisë, hesht pa dhënë asnjë përgjigje. Që prej të premtes po bëhen shumë pak analiza. Edhe sot janë bërë vetëm 32 teste, ndërkohë që numri i personave të infektuar është në rritje të vazhdueshme.

Si dreqin mund të jetë papërgjegjshmëria deri në këtë masë? Si mund të mos merren masa por të heshtet e të sulmohet kushdo që denoncon këtë situatë? Heshtja dhe fshehja e kësaj situate është kriminale! Nuk mund të luhet kështu me jetët e njerëzve!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!