Home Aktualitet Humb jetën një tjetër mjek nga koronavirusi, mesazhi i tij i fundit prekës: Dorezat mbaruan, po punojmë…

Humb jetën një tjetër mjek nga koronavirusi, mesazhi i tij i fundit prekës: Dorezat mbaruan, po punojmë…

nga Editor

Ndërron jetë edhe një tjetër mjek italian që kishte dalë pozitiv në testet për koronavirusin. 57-vjeçari punonte në një spital në qytetin e Codogno.Marcello Natali u transferua në Milano ku u diagnostikua me pneumoni të dyfishtë. Në një nga intervistat e fundit që dha para se të testohej për COVID-19, ai i tha Euronews se duhej të punonte pa doreza:

“Ato kanë mbaruar”, tha ai duke shtuar:

“Ne nuk ishim të përgatitur për koronavirus: si doktorë të epokës pas antibiotikut, ne u rritëm duke menduar se një pilulë kundër gjithçkaje ishte e mjaftueshme”.

Ai gjithashtu tha që në Codogno dhe një qytet të afërt, Casale, 14 nga 35 mjekë ishin në karantinë ose ishin shtruar në spital që nga 28 shkurti.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!