Home Aktualitet Dëmet nga tërmeti, Kisha Katolike mesazh solidarizimi

Dëmet nga tërmeti, Kisha Katolike mesazh solidarizimi

nga Editor

TIRANË- Kisha Katolike ka reaguar pas tërmetit që ra ditën e djeshme, i cili ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe ka lënë mbi 100 të plagosur. Me anë të një mesazhi në Facebook, kisha shpreh solidaritetin me të gjithë banorët që janë prekur nga ky tërmet.

Me anë të këtij mesazhi duam të shprehim solidaritetin tonë si dhe duam t’i qëndrojmë pranë secilit prej jush duke u angazhuar së pari në lutje, duke ja besuar Zotit rimëkëmbjen dhe kapërcimin e situatës por edhe duke vënë në dispozicion përkrahjen tonë konkrete përmes strukturave të saja”, shkruan Kisha Katolike

MESAZHI I PLOTË

Të nderuar qytetarë të Kombit tonë Shqipëri, në veçanti ju të prekur më së shumti nga kjo katastrofë natyrore, Kisha Katolike në Shqipëri, solidarizohet me të gjithë ju, individë dhe familje, që dje dhe gjatë natës së sotme përjetuat çaste me të vërtetë të dhimbshme si pasojë e tërmetit. Me anë të këtij mesazhi duam të shprehim solidaritetin tonë si dhe duam t’i qëndrojmë pranë secilit prej jush duke u angazhuar së pari në lutje, duke ja besuar Zotit rimëkëmbjen dhe kapërcimin e situatës por edhe duke vënë në dispozicion përkrahjen tonë konkrete përmes strukturave të saja.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!