Home Aktualitet FOTO/ Megaoperacion në tri qytete, arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Me 300 forca policore…

FOTO/ Megaoperacion në tri qytete, arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Me 300 forca policore…

nga Editor

Policia e Shtetit ka arrestuar vëllezërit Klement dhe Eldi Çala në një megaoperacion në tri qytete të vendit, ku u angazhuan 300 forca policore.


Sic behet me dije ne njoftimin per mediat, Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.
Gjate operacionit u sekuestruan armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.
Policia thekson se vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë të akuzuar për një sërë grabitjesh me armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.
“Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit”, tha policia.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!