Home Aktualitet ANKTHI I KORONAVIRUSIT/ Psikologia Agalliu jep SHTATË këshillat për të sfiduar presionin psikologjik

ANKTHI I KORONAVIRUSIT/ Psikologia Agalliu jep SHTATË këshillat për të sfiduar presionin psikologjik

nga Editor

Situata me koronavirusin në Shqipëri nuk po kalohet pa ankth edhe nga shumë të rinj edhe fëmijë.

Në një intervistë ekskluzive për ALPEnews.al psikologia e njohur Aurela Agalliu jep 7 këshilla se si të silleni dhe ku të përqendroheni në keto ditë të vështira për Shqipërinë por edhe për botën.

“E kuptoj se për të gjithë ne kjo eshtë  një situatë e cila na rëndon në psikologji dhe na kufizon në  jetën socila, por mbetet e rendesishme të  kujdesemi per veten dhe për të tjeret. Shumë prej jush drejtojnë pyetje mbi mënyren sesi duhet ta perballojnë kufizimin dhe jetesën e re duke qendruar në shtëpi. Pyetje të cilat janë të drejta dhe bëjnë sens. Prandaj fokusi kryesor është ti bindemi rregullave dhe ti respektojmë ato në menyre që ta kalojmë sa me shpejt situatën e shkaktuar nga rreziku i virusit Covid 19”, shprehet Agalliu për ALPEneës.al.

Disa sugjerime që duhet të keni parasysh për të sfiduar presionin psikologjik:

  1. Organizoni ditën tuaj. Planifikoni detyrat dhe aktivitet në shtëpi. Fati i mire që kemi, janë mundesitë qe na ofron zhvillimi teknologjik për të punuar nga shtëpia.
  2. Krijoni hapësira të mundshme për të zhvilluar aktivite argëtuese me familjarët tuaj.
  3. Ndani detyrat që keni në shtëpi me njeri-tjetrin në menyre që të forconi bashkëpunimin midis jush.
  4. Për familjet me femijë sygjeroj zhvillimin e aktiviteteve psiko-sociale, duke mos krijuar pasivitet tek femijet por edhe duke i mbajtur ata aktiv. Për shkak të jetës aktive shumë prinder nuk kanë pasur mundësi të fokusohen tek problemet e femijëve, sot është koha të ktheni vemendjen nga ta dhe ti ndihmoni në problemet e përditshme.
  5. Zhvilloni biseda frymëzuese duke projektuar objektiva të reja për të ardhmen.
  6. Krijoni hapësiren e duhur ditore të zhvilloni aktivitete sportive, meditim apo joga, për të ndihmuar shëndetin tuaj mendor.
  7. Jepini mundesinë vetes të lexoni librin tuaj të preferuar dhe ta ndani leximin së bashku me familjaret tuaj. Kjo është një menyre e mirë për të ndarë mendime dhe qendrime midis jush.

Ju kujtoj se ka mjaftueshëm aktivitete të cilat do ju ndihmojnë të qendroni aktiv dhe pozitiv për te menaxhuar emocionet që vijne nga kjo situatë.

Nëse ndjeni nevojen e pyetjeve, zgjidhni ti shkruani edhe një profesionisti të psikologjisë. Humanizmi sot mbetet prioritet. Fatmirësisht shteti ynë ka reaguar me marrjen e masave të duhura, le ti bindemi rregullave dhe të shpetojmë jetën e të gjitheve ne, shton psikologia Aurela Agalliu.

ALPEnews.al

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!