Home Aktualitet COVID-19/ Arben Ahmetaj merr tjetër detyrë të rëndësishme nga Rama, ja vendimi në Fletoren Zyrtare

COVID-19/ Arben Ahmetaj merr tjetër detyrë të rëndësishme nga Rama, ja vendimi në Fletoren Zyrtare

nga Editor

Kryeministri Edi Rama i beson një tjetër detyrë të rëndësishme ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Kreu i qeverisë ka vendosur të caktojë Ahmetajn si ministrin përgjegjës që do të kontrollojë dhe menaxhojë situatën ekonomike, gjatë kësaj periudhe të vështirë të koronavirusit, që ka “paralizuar” gjithë Shqipërinë.

Vendimi:

Arben Ahmetajt i Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Ministrave, është përgjegjës për:

a) koordinimin, drejtimin dhe ndjekjen e veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

b) evidentimin e burimeve të brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

c) evidentimin e burimeve financiare të jashtme dhe përcaktimin e mënyrës së përthithjes së tyre, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19 dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

ç) koordinimin dhe drejtimin e strukturave e të njësive, shtetërore dhe publike, të ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit të përballimit të situatës ekonomike, të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

d) prezantimin e gjendjes dhe të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

dh) përgatitjen dhe propozimin e projekteve, të përgjithshme e të veçanta, si pjesë të planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

e) detajimin e nevojave për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

ë) koordinimin dhe drejtimin e punës si dhe rekomandimin e institucioneve për përgatitjen dhe paraqitjen për miratim në Këshillin e Ministrave të projektakteve, ligjore e nënligjore, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;

f) nxitjen, bashkërendimin dhe dhënien e mendimit përprojektaktet që propozohen nga ministritë, të cilat trajtojnë, ndër të tjera, edhe çështje me interes ose brenda fushës së përgjegjësisë së tij;

g) thirrjen për raportim të strukturave të cilat kanë lidhje me situatën ekonomike të shkaktuar nga infeksioniCOVID-19;

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!