Home Aktualitet “Njerëzit duhet ta fusin mirë në kokë se …”- Rama për koronavirusin: Çdo vend është i vetëm në këtë ‘luftë’. Sot duhet të mbrojmë jetën!

“Njerëzit duhet ta fusin mirë në kokë se …”- Rama për koronavirusin: Çdo vend është i vetëm në këtë ‘luftë’. Sot duhet të mbrojmë jetën!

nga Editor

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel tha se bota sot është në luftë me virusin vdekjeprurës COVID-19 dhe e vetmja mënyrë për ta luftuar në kushtet kur nuk kemi një ilaç janë masat shtrënguese.

Rama u shpreh se të gjitha vendet janë të vetëm në këtë luftë, por të gjithë njerëzit duhet të mbrojnë jetën e tyre dhe të të afërmve duke mos dalë nga shtëpia.

“Sot kancelarja gjermane foli për luftë, Franca, SHBA foli për luftë sepse kjo është një luftë. Njerëzit duhet ta fusin mirë në kokë se në luftë prioriteti është të luftosh armikun dhe të mbrosh jetën. Të gjitha të tjerat janë dytësore.

Njerëzit duhet të mësojnë të rrinë në rradhë, distancë nga njeri-tjetri dhe jo të mblidhen të gjithë bashkë te dera. Kjo është pjesë e luftës ndaj armikut që na do dorë për dore në rrugë, nga do të grumbulluar, ndërkohë që ne duhet të bëjmë të kundërtën.

Ne nuk duhet të shikojmë a jemi vetëm apo me të tjerë, por të shohim të bëjmë maksimumin për veten tonë. Në këtë luftë të gjitha vendet janë vetëm. Ajo që ne na takon duke mos qenë Gjermania, Franca, apo Amerika që kanë shumë më tepër mjete financiare të bëjmë të gjitha gjërat e duhura pa asnjë kompromis që rrezikon jetën. Nëse doni vende të tjera mund t’ju them që në Itali mund të dalësh vetëm me qenin.

Të gjithë në këtë botë dinë vetëm një gjë dhe kanë rëndë dakord me gjënë që ne bëmë në fillim fare që masat shtrënguese janë i vetmi instument, që kemi për armikun që nuk kemi një armë që ta vrasë dhe ne të çlirohemi nga ky makth”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!