Home Aktualitet Aksident tragjik në Fushë Krujë, tre të vdekur dhe një i plagosur në gjendje kritike. Policia jep detajet e para për ngjarjen

Aksident tragjik në Fushë Krujë, tre të vdekur dhe një i plagosur në gjendje kritike. Policia jep detajet e para për ngjarjen

nga Editor

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Fushës Krujës, në afërsi të fshatit Borizanë.

Paraprakisht dyshohet për tre të vdekur dhe një i plagosur në gjendje të rëndë.

Dyshohet se në një makinë që udhëtonte me shpejtësi të lartë ishin katër të rinj.

Automjeti me të cilën udhëtonin të rinjtë është përplasur me një kamion, çka ka shkaktuar pasoja fatale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa Kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin “Audi” dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!