Home Aktualitet Johnson mbyll shkollat dhe jep një lajm të mirë për…

Johnson mbyll shkollat dhe jep një lajm të mirë për…

nga Editor

Edhe Britania e Madhe iu bashkua vendeve të tjera që kanë mbyllur shkollat për shkak të koronavirusit. Kryeministri Boris Johnson tha se shkollat do mbyllen nga e premtja deri në njoftim tjetër.

Por kryeministri britanik tha se do të shtohet ndjeshëm numri i testimeve, duke premtuar mbi 25 mijë testime në ditë.

Ai dha edhe një lajm të mirë gjatë konferencës, kur tha se shumë shpejt do jetë gati një test i ri për koronavirusin.

Johnson tha se ky test i shpejtë do e ndryshojë komplet lojën. Testi do të tregojë nëse e ke virusin edhe nëse nuk ke shfaqur simptoma.

Johnson nuk tha se kur do jetë gati testi, por sot u raportua se shkencëtarët e Oksfordit në Angli pritet të kenë gati një test që zbulon praninë e virusit brenda 30 minutash.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!