Home Aktualitet Vendimi/ Ndalohet lëvizja me automjete private apo shtetërore të punonjësve të administratës. Kush përjashtohet

Vendimi/ Ndalohet lëvizja me automjete private apo shtetërore të punonjësve të administratës. Kush përjashtohet

nga Editor

Nëpërmjet një urdhri të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndalohet lëvizja me automjete private apo shtetëtore të punonjësve të administratës publike lokale dhe qendrore, puna e të cilëve lidhet me qëndrimin në zyrë dhe jo në terren.

Sipas vendimit të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, përjashtim bëjnë vetëm punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, ku përfshihet edhe personeli mjekësor dhe infermierët.

Gjithashtu, përjashtohen nga ky vendim punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave apo të prefekturave dhe bashkive që janë përfshirë në listën prioritare të firmosur nga titullari i institucionit.

Vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë, detyron titullarët e posaçëm që të dërgojnë kërkesat me emrat e zyrtarëve pranë Policisë së Shtetit për t’u pajisur me leje të posaçme.

1
2

Gjithashtu, është miratuar edhe vendimi i bëri i ditur më herët nga kryeministri Rama për ndalimin e lëvizjeve për qytetarët nga ora 06:00 deri në orën 10:00 paradite dhe nga ora 16:00 deri në orën 20:00 pasdite.

sss

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!