Home Aktualitet Koronavirusi/ Basha thirrje Qeverisë: Paketa e PD e përballueshme nga shteti. Të rishikohet pa humbur kohë buxheti i 2020

Koronavirusi/ Basha thirrje Qeverisë: Paketa e PD e përballueshme nga shteti. Të rishikohet pa humbur kohë buxheti i 2020

nga Editor

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Qeverisë që të rishikojë, pa humbur kohë, buxhetin për vitin 2020.

Në një lidhje në studion e  lajmeve në “News24”, kryeopozitari tha se duhet të alokohen fonde veçanërisht për shëndetësinë, shtresat në nevojë, që janë në vështirësi ekonomike dhe masat lehtësuese ekonomike.

Ndërsa prezantoi paketën e PD-së, Basha u shpreh se ajo është krejtësisht e përballueshme nga buxheti i shtetit.

Parimet tona janë të transparencës dhe zbatueshmërisë. Nuk do të kursejmë asgjë për të zbatuar ato që mund të zbatohet dhe plani jonë është tërësisht i zbatueshëm nëse paratë çohen aty ku duhen. Tani është koha, koha ishte dje në fakt, ishte pardje, të rishikohet buxheti i shtetit 2020, të shikohet pa vonesa, të alokohen këto fonde te shëndetësia, shtresat në nevojë dhe masat lehtësuese ekonomike. Po mbetemi mbrapa vendeve të tjera që i kanë marrë këto hapa”, tha Basha.

A ka një faturë finale plani juaj?

Basha: Siç e kuptoni, kjo është diçka që varet dhe nga skenarët me të cilët do të përballemi. Shpresoj ta kalojmë me pasoja sa më të lehta dhe masat e marra tashmë kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë kuadër, ndonëse disa prej tyre u morën me vonesë, që do të diskutohen në një moment tjetër. Ka një ligj për emergjencat, fatkeqësitë natyrore, që janë mbështetur në legjislacionin shqiptar dhe këto duhet të trajtohen në mënyrë qeveritare dhe jo spontane. Janë marrë shumë masa, i kam mbështetur dhe i mbështes dhe përsëris thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes në distancimin social sepse bëhet fjalë për shëndetin e të gjithëve. Por kur i kërkon qytetarëve këto masa dhe kufizime ekstreme duhet ët kemi dhe masa mbështetëse për qytetarët dhe ekonominë.

Dje kryeministri dhe Guvernatori firmosën urdhrin për shtyrjen me tre muaj të këstit të kredive … do të jetë e mjaftueshme një masë e tillë?

Basha: Është një nga masat që kemi propozuar, por nuk është e mjaftueshme. Sektori më i goditur është biznesi i vogël, me një numër shumë të madh punonjësish. Paketa jonë tenton t’i japë një frymëmarrje këtij biznesi.  Sektori më i goditur është biznesi i vogël, këta kanë një numër të madh punonjësish, prandaj paketa jonë synon t’ju japë frymë këtij sektori. Bankat të vetëdijesohen. Pa ekonomi kombëtare nuk mund të ketë benefite e stabilitet për bankat, prandaj dua t’ju bëj thirrje bankave të nivelit të dytë se një pjesë e mirë e stabilitet e sigurisë të sipërmarrësve është në dorën e  tyre dhe duhet ët sillen me përgjegjësi. Tani është koha, koha ishte dje në fakt, ishte pardje, të rishikohet buxheti i shtetit 2020, të shikohet pa vonesa, të alokohen këto fonde te shëndetësia, shtresat në nevojë dhe masat lehtësuese ekonomike.. Po mbetemi mbrapa vendeve të tjera që i kanë marrë këto hapa.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!