Home Aktualitet “Të anulohen koncesionet për oligarkët”- Basha prezanton planin për subvencionimin e bisneseve: Të veprohet pa asnjë vonesë, këto fonde të shkojnë …

“Të anulohen koncesionet për oligarkët”- Basha prezanton planin për subvencionimin e bisneseve: Të veprohet pa asnjë vonesë, këto fonde të shkojnë …

nga Editor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për News 24 i kërkoi qeverisë që të shtyjë punimet në Astir dhe ato para që janë parashikuar për një kilometër rrugë t’ia kalojë qytetarëve.

Basha u shpreh se për fasonerit dhe call centerat qeveria duhet të përballojë të paktën pagën minimale, ndërsa për të vetëpunësuarit ti subvencionojë me 300 euro në muaj.

Kreu i demokratëve theksoi se subvensionet në biznese dhe ndihma dhënë familjeve në nevojë dhe atyre të prekura nga tërmeti për dy muaj do të kushtonte rreth 120 milion euro, duke kërkuar t’ia heqin këto para oligarkëve.

“Të gjithë të vetëpunësuarve qeveria ti japë 300 euro në muaj subvencion. Ta shtyjnë atë një kilometër rrugë në Astir dhe të mbështesin bizneset.

Ata që punojnë operatorë ekonomië, si fasonë, call center qeveria duhet të përballojë të paktën pagën minimale.

Kam dëgjuar raporte kontradikotre nga qeveria në televizorë. Kjo nuk duhet të vonojë. Vetëm kosotoja ekonomike do të shkojë 45-50 milion euro në muaj.

Familjeve në pamundësi ekonomike, familjeve të prekura mendojmë se shuma prej 50-60 milion euro do ishte kosto për të shpezuar për 2 muaj.

Po ta shohësh këto kosto janë ato 120 milion që do të shkojnë për oligarkët, të anulohen. Duhet që cdokush të marrë barrën që i takon. Por të veprohet pa asnjë vonesë që këto fonde të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë. Çfarë ka më të rëndësishme se jeta sot”, shprehet Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!