Home Aktualitet Paralajmërimi i sizmiologut grek: Tregoni kujdes në orët e ardhshme

Paralajmërimi i sizmiologut grek: Tregoni kujdes në orët e ardhshme

nga Editor

Pas tërmetit të fuqishëm, 5.8 ballë të shkallës Rihter që goditi pasditen e djeshme Shqipërinë, ende nuk ka kaluar rreziku.

Sizmiologu grek, Akis Tselentis, thotë se duhet pasur shumë kujdes, pasi tërmetet e vogla mund të kenë pasoja më shkatërrimtare.

Ai ka thënë se Shqipëria duhet të marrë masa, teksa ofron ndihmën e vet për të dhënë leksione në Tiranë, në lidhje me këtë situatë.

Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranës dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla. Siç e dini unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tirane dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme”, ka thënë ai.

I pyetur nga TCH, nëse do të ketë tërmete të tjera, ai ka thënë që lëkundjet do të vazhdojnë, por ai që kaloi ishte kryesori.

Do të ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohë. Dhe mundet që një prej këtyre lëkundjeve të jetë edhe me efekte shkatërruese, pasi nëse një shtëpi ose banesë është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje me të lehtë mund të shembet. Do kujdes të veçantë në orët e ardhshme”, ka thënë ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!