Home Aktualitet Koronavirusi anuloi fluturimet? Ministria e Jashtme njofton të gjithë shqiptarët në Suedi: Mund të aplikoni për zgjatje të afatit, por me kusht që …

Koronavirusi anuloi fluturimet? Ministria e Jashtme njofton të gjithë shqiptarët në Suedi: Mund të aplikoni për zgjatje të afatit, por me kusht që …

nga Editor

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen në Suedi, pasi të provojnë se nuk kanë pasur mundësi ti lënë këto vende për shkak të anulimit të fluturimeve, mund të aplikojnë për zgjatje të afatit të qëndrimit, me kusht që ky afat të mos i kalojë 90 ditët.

Më tej MEPJ sqaron se nëse qëndrimi në zonën Schengen do t’i kalojë 90 ditët, duhet të aplikojnë për një VIZË Vizitori, por ky aplikim duhet të bëhet para se të skadojë afati.

Ndërsa sa i përket qytetarëve shqiptarë që aktualisht ndodhen në Slloveni, MEPJ bën me dije se koha e qëndrimit të tyre në këtë vend, në këtë situatë të jashtëzakonshme, nuk do të llogaritet brenda 90 ditëshit të qëndrimit të lejuar në zonën Schengen.

Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi dhe Slloveni

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi, se të gjithë personat që janë në gjëndje të provojnë se nuk kanë pasur mundësi të lenë Suedinë për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera, mund të aplikojnë për zgjatje afatit të qëndrimit, me kusht që ky afat të mos i kalojë 90 ditët.

Nëse qëndrimi në zonën Schengen do t’i kalojë 90 ditët, duhet të aplikojnë për një VIZË Vizitori.  Ky aplikim njofton MEPJ duhet të kryhet para se të skadojë afati i qëndrimit të deritanishëm.

Aplikimi bëhet duke ndjekur udhezimet në linkun e mëposhtëm të Portalit Diplomatik;
https://www.government.se/government-of-sweden/ministry-for-foreign-affairs/diplomatic-portal/​

Sa i përket qytetarëve shqiptarë që aktualisht ndodhen në Slloveni, MEPJ bën me dije se koha e qëndrimit të tyre në këtë vend, në këtë situatë të jashtëzakonshme, nuk do të llogaritet brenda 90 ditëshit të qëndrimit të lejuar në zonën Schengen.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!