Home Aktualitet “Mëshironi çdo gjë që bota adhuron tek populli shqiptar”- Yuri Kim mesazh mjekëve e infermierëve: Falë sakrificës suaj, do t’ia dalim

“Mëshironi çdo gjë që bota adhuron tek populli shqiptar”- Yuri Kim mesazh mjekëve e infermierëve: Falë sakrificës suaj, do t’ia dalim

nga Editor

Ambasadorja e SHBA, Yuri KIm, ka falënderuar mjekët, infermierët e sanitarët, që janë në vijnë e parë të luftës me koronavirusin.

Me një video-mesazh në faqen në facebook të ambasadës Amerikane, Kim thotë se ata mishërojnë çdo gjë që bota adhuron tek shqiptarët, kurajë, besnikëri dhe këmbëngulje.

Falë sakrificës suaj, ne do t’ia dalim së bashku”, thotë mes të tjerash Yuri Kim.

yuri kim tiramnwe

“Ndërsa bashkojmë forcat për të luftuar koronavirusin, doja të merrja disa çast e për të falënderuar në emër të të gjithë Ambasadës së SHBA, të gjithë doktorët, infermierët, sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara për t’u siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt, dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë. Faleminderit shumë për sakrificën tuaj. Ju mëshironi çdo gjë që e gjithë bota adhuron tek Shqipëria dhe populli shqiptar, kurajë, besnikëri dhe këmbëngulje, pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës suaj, ne do t’ia dalim së bashku. Faleminderit shumë, faleminderit nga zemra”, thotë ambasadorja e SHBA.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!