Home Aktualitet Klodiana Lala tregon çfarë ndodhi mbrëmë në Spitalin e Traumës

Klodiana Lala tregon çfarë ndodhi mbrëmë në Spitalin e Traumës

nga Albina Hoxhaj

Nga Klodiana Lala

Ora 23.30 e së shtunës. Po prisja në derën e Spitalit të Traumës ardhjen e kryeministrit për të vitizuar të lënduarit nga tërmeti që goditi vendin.

Papritmas në spital mbërrin një makinë luksoze. Me të ishte trasportuar një i plagosur. Mësova në pak minuta se ishte Mariglen Haka, i forti i Niklës. Një personazh problematik në botën e krimit për shkak të krimeve të rënda ku është përfshirë ndër vite. Djemtë që e shoqëronin ishin të irrituar. Bërtisnin, shanin, betoheshin për hakmarrje.
Policia mezi po i mbante nën kontroll. Na informuan në këto momente se kryeministri e anuloi vizitën. Po prisja të mësoja diçka më shumë për atentatin ndaj Hakës në derën e shtëpisë së tij në fshatin ZEZE, kur mbërriti e plagosur rëndë edhe halla e tij. Gruaja ndërroi jetë në pak minuta. Tmerr, një grua e pafajshme vritet në atentat dhe pyetja është: sa do të vijojë e gjitha kjo?
U largova nga Trauma duke u shkëmbyer me makinat e Forcave Speciale që morën në ruajtje Mariglen Hakën.
Ora shënonte 00.35 minuta!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!