Home Aktualitet ‘’Garantoni 80% të vlerës së pagave’’, LSI me propozim: Rama të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ja 7 masat që duhet të marrë

‘’Garantoni 80% të vlerës së pagave’’, LSI me propozim: Rama të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ja 7 masat që duhet të marrë

nga Editor

Nen kryetari i LSI, Petrit Vasili ka dal sot para mediave ne nje deklarate per shtyp se bashku me ish deputeten Floida Kerpaci.

Vssili shprehet se grupi i punes se Lsi do te propozoje disa masa konkrete urgjente qe duhen marr ne kuader te situates aktuale ne vend.

Fjala e Vasilit:

1.Heqja e taksave lokale per te gjithe bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars dhe per gjate gjithe kohezgjatjes se kufizimeve per shkak te karantines.

2.Garantimi i Pageses me vlere 80% per te gjithe personat, qe jane ne pune, por nuk mund te punojne dhe per pasoje nuk paguhen per arsye te mbylljes se aktivitetit te sipermarrjes ku ata punojne per shkak te karantines, perfshire edhe te gjithe ushtruesit e profesioneve te lira.
Pagesat te kryhen ne numrat e llogarise se te punesuarve.

3.Te rimbursohen nga shteti sigurimet shoqerore dhe shendetesore te kategorive te punonjsve te trajtuar me 80% te pages,per te gjithe periudhen ne te cilen keta punonjes do te jene pa pune per shkak te karantinimit dhe kohes qe do ti duhet biznesit per te rikthyer aktivitetin e biznesit te tyre ne pune.

4.Subvencionim per te gjithe fermeret prodhimet e te cileve nuk mund te shiten per arsye te bllokimit te transportit apo te pamundesise se sigurimit te imputeve bujqesore dhe per pasoje mos realizimit te prodhimit bujqesor. AZHBR duhet te beje nje disbursim me procedura te pershpejtuara per çdo fermer.

5.Subvencionim te te gjithe pagesave, qe te palikujdura studenteve si detyrime per vitin shkollor 2019 – 2020.

6.Shtyrje e pagesave te TVSH si dhe tatimeve te bizneseve per nje periudhe me te vone, ne vleresim te kohezgjatjes se karantines, por jo me pare se muaji qershor.

7.Per te gjithe ata qytetare qe jane te rregjistruar ne asistence si dhe per pensionistet, shteti te marre persiper rimbursimin e faturave te energjise dhe te ujit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!