Home Aktualitet Vizituan çiftin e infektuar me koronavirus, dalin përgjigjet e analizave për mjekët në Roskovec

Vizituan çiftin e infektuar me koronavirus, dalin përgjigjet e analizave për mjekët në Roskovec

nga Editor

Dy pjesëtarët e stafit të Qendrës Shëndetësore në Roskovec, të cilën kanë pasur kontakt me çiftin e infektuar nga fshati Mbrës, nuk janë prekur nga Covid-19. Bashkia e Roskovecit njofton se rezultatet e analizave të tyre kanë dalë negative.

“Lajmi i mirë mbërriti Të 2( dy ) pjestarët e stafit të Q.Sh Roskovec që kishin patur kontakt me çiftin nga Mbërsi , rezultuan negativ në testin për #Covid-19.

Masat mbrojtëse dhe higjena maksimale, ndihmuan në arritjen e këtij rezultati. Nesër ata kthehen në vendin e punës për t’i shërbyer pacientëve dhe gjithë komunitetit Të gjithë bashkë do ia dalim.

#Panik Jo #Kujdes Po”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Që prej ditës së djeshme fshati Mbërs është izoluar. Dy patrulla policie qëndrojnë në hyrje dhe dalje të fshatit, me qëllimin që të mos përhapet më shumë virusi.

Dyshohet se çifti i kthyer nga Italia ka infektuar disa banorë të fshatit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!