Home Aktualitet Tërmetet, Italia, Franca dhe Turqia i ofrojnë ndihmë Shqipërisë

Tërmetet, Italia, Franca dhe Turqia i ofrojnë ndihmë Shqipërisë

nga Albina Hoxhaj

Tre shtete ofruan ndihmë të menjëhershme për Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm me epiqendër në Durrës. Kryeministri Edi Rama tha para deputetëve dhe ministrave se kishte marrë shumë mesazhe nga kryeminsitra e presidentë të huaj, të cilët kishin shprehur gatishmërinë që të ndihmonin Shqipërinë.

Pak minuta pasi ndodhi tërmeti Rama mori telefonata nga kryeministri i Italisë, Presidenti i Francës, por edhe ai i Turqisë i kanë telefonuar, si dhe nga komisionieri Avramopulos.

“Ministria e Financave i ka bërë skenarët duke menduar një skenar më të keq se ky, por kur i kalojnë kufirin edhe qeveritë e shteteve më të mëdha i drejtohen solidaritetit të vendeve të mëdha, sikur ka ndodhur me Greqinë dhe Italinë. Kjo është arsyeja që më kanë marrë në telefon kryeministri i Italisë, Presidenti i Francës, kancelarja austriake, komisioneri Avramopulos, për të thënë cfarë doni? Më tutje presidenti i Turqisë, ata kanë aktivizuar strukturat e tyre”, ishte kjo deklarata e Ramës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!