Home Aktualitet Plas në Kosovë/ Mustafa ultimatum Kurtit: Deri në fund të javës të anulohet vendimi për shkarkimin e Veliut dhe të hiqet taksa

Plas në Kosovë/ Mustafa ultimatum Kurtit: Deri në fund të javës të anulohet vendimi për shkarkimin e Veliut dhe të hiqet taksa

nga Editor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të papranueshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Agim Veliu.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se vendimi i Kurtit për shkarkimin e ministrit Veliu është shkelje e marrëveshjes së koalicionit dhe se duhet të anullojë këtë vendim e të heqë taksën deri në fund të javës.

Postimi i plotë

”Qytetarë të nderuar

Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.

Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit.

Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së.

Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike.

Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.

Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!