Home Aktualitet Edi, fol më pak, shto testet, identifiko të prekurit dhe lejo të tjerët të jetojnë!

Edi, fol më pak, shto testet, identifiko të prekurit dhe lejo të tjerët të jetojnë!

nga Editor

Ndërkohë që gjendja psikologjike e qytetarëve të izoluar po vjen duke u rënduar, ata duhet të përballen edhe me kërcënimin për gjoba të rënda, të deklaruara nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklaratave të tij nga shtëpia në rrjete sociale e të shndërruara në Akte Normative nga ministrat e tij.

Pas më shumë se një jave “karantine” kombëtare, kreu i Qeverisë ka përcjellë shprehjet që ka karakterizuar qeverisjen e tij “gjobë”, “arrestime”, “sekuestrime”. Ndërkohë, deri më tani, ka aplikuar masa aspak thelbësore sa i përket parandalimit të korona-virusit dhe krizës ekonomike që ka kapluar, sidomos biznesin e vogël.

Rama, “shurdh” për thirrjen e OBSH-së
Qeveria shqiptare qëndron “stoike” në bindjen e saj se duhet të zhvillojë teste vetëm për personat që konsiderohen “të dyshuar realë” si të prekur nga Cov-19, përkundër thirrjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një mesazh të publikuar në faqen e OBSH-së të Hënën, datë 16 mars 2020, u bën thirrje autoriteteve shtetërore në të gjithë botën: “Testoni, testoni, testoni!”

Dr. Tedros përmend një situatë, e cila po ndodh edhe në Shqipëri: “Në po shohim një përshpejtim të masave sociale, siç janë mbyllja e shkollave, e aktiviteve sportive dhe kulturore. Por, ne nuk po shohim rritje të testimeve, izolimin dhe gjurmimin e kontakteve (të personave të infektuar), gjëra të cilat përbëjnë thelbin e reagimit”.

Mesazhi i dr. Tedros, i cili duket se i drejtohet edhe, Edi Rama, e ka gjetur “shurd” kryeministrin shqiptar.

Izolimi fsheh dështimin
Nga shtëpia e tij, ai vijon të përditësojë çdo ditë masat ekstreme mbi qytetarët, ndërkohë që, deri më tani, ka dështuar për të marrë masat në detyrën e tij si kryeministrër, përsa i përket menaxhimit të shërbimit shëndetësor.

Me një sektor shëndetësie të varfëruar nga koncensionet multi-milionë eurosh, kryeministri Rama dhe vartësit e tij duket se kanë gjetur zgjidhej me më pak kosto financiare për qeverinë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Edi Rama ka vendosur që të izolojë të gjithë qytetarët, duke u ndaluar madje edhe ecjen në këmbë për një pjesë të mirë të ditës, në përpjekje për të minimizuar kontaktet mes njerëzve.

Ndërkohë që këto masa ekstreme, ndoshta edhe të nevojshme në një moment të caktuar, duket se fshehin paaftësinë e qeverisë dhe mangësitë e shumta të sistemit shëndetësor shqiptar.LEXO EDHE  NEGOCIATAT/ Këshilli i BE-së, vendim pozitiv për Shkupin e Tiranën

Shqipëria është e paaftë për të kryer testime në masë për korona-virusin, për faktin se ka mangësi të theksuara në preparatet e nevojshme.

Kryeministri Edi Rama, në daljet e tij on-line nga shtëpia, është justifikuar me faktin që ekonomia shqiptare nuk është ajo e Gjermanisë apo e Francës.

Këto krahasime nuk janë shumë të goditura, duke marrë në konsideratë se jo vetëm vendet e zhvilluara europiane, por edhe ato fqinje, me ekonomi të ngjashme me Shqipërinë, kanë forcuar kapacitetet parandaluese për Cov-19.

Ndryshe nga Shqipëria, vendet fqinje nuk kanë zgjedhur që të kanalizojnë qindra milionë euro në koncensione të dyshimta, siç ka vepruar Edi Rama që në krye të mandatit të tij qeveritar.

Pikërisht, fondet të shpenzuara për “oligarkët” financiarë, kanë sjellë një kolaps financiar në sektorin e Shëndetësisë, gjë e cila detyron Edi Ramën që të kërcënojë qytetarët të mos lëvizin nga shtëpia.

Zgjidhja, shtimi i testeve
Nën situatën e përgjithshme të panikut, qytetarët shqiptarë tashmë janë të dyzuar mes frikës së infektimit nga korona-virusi dhe gjobave e masave të tjera represive nga “shteti policor” që ka vënë në funksion Edi Rama gjatë këtyre ditëve të fundit.

Çelësi për përballimin e përhapjes së pandemisë së korona-virusit është thënë fare thjeshtë nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Gjuha që ai ka përdorur, është lehtësisht e kuptueshme për çdo qytetar të botës-Testoni, testoni, testoni.

Kryeministri Edi Rama, megjithëse nuk ka formim mjekësor, arrin ta kuptojë shumë mirë mesazhin e dr. Tedros.

Vetëm se ai nuk e zbaton dot. Me kryeneçësinë e tij, Rama vendosi të kanalizojë qindra milionë euro të buxhetit të shtetit tek koncensionarët, duke harruar të investojë në blerjen e gjërave elementare në Shëndetësi, maska, doreza, tamponë dhe preparate për të testuar sa më shumë njerëz.

“Boldnews.al” publikoi më parë një analizë, e cila dëshmon statistikisht se qeveria e Edi Ramës ka zgjedhur që të ulë numrin e testimeve, një manovër tërësisht e gabuar dhe që, në vend t’i japë zgjidhje problemit, e shtyn atë në kohë, duke rrezikuar që vendi të qëndrojë në karantinë disa-mujore, me pasoja, të cilat nuk janë ende të llogaritshme në këtë moment. Nga BoldNews.al

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!