Home Aktualitet “Përhapi panik”, Kurti shkarkon ministrin e Brendshëm, Agim Veliu

“Përhapi panik”, Kurti shkarkon ministrin e Brendshëm, Agim Veliu

nga Editor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar ministrin ePunëve të Brendshme, Agim Veliun, për përhapje paniku për situatën e koronavirusit në Kosovë.

Sipas njoftimit të kryeministrisë theksohet se një vendim i tillë është marrë pasi ai ka kundërshtuar kryeministrin mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe që ka thënë se numri i të prekurve po rritet prej një ore në orë.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, për televizionin Klan Kosova, u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai, gjithashtu, në këtë deklarim, përhapë panik duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”. As Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk thanë që numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga ora në orë. Në këto momente, kur e gjithë administrata publike po bën përpjekje maksimale për të minimizuar dëmet nga virusi Korona, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë këtu anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të demonstrojnë maturi si në vendime ashtu edhe deklarime.

Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!