Tërmetet shkundin vendin/ Veliaj nuk anulon ditën pa makina, Rama: Ku është?

Read Time:36 Second

Teksa vendi po përjeton lëkundje të forta tërmeti, e gjysma e Tiranës e ka kaluar natën jashtë, kryetari i bashkisë Erion Veliaj vijon agjendën e tij duke organizuar ditën pa makina.

Kritikat publike nuk i ka kursyer as Kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen me deputetët, ministrat dhe kryetarët e bashkive ka kërkuar Erion Veliajn dhe e pyeti nëse mund të shtyhej ky aktiviteti i bashkisë.

Ku është kryetari i bashkisë? Atë ditën pa makina mund ta shtyjmë për një ditë tjetër?”, u shpreh Rama, ku dukej i inatosur me këtë vendim të Veliajt.

Nga ana tjetër numri një i Tiranës tha se i gjithë aktiviteti po koncentrohet në sheshin Skënderbej, duke shtuar se “Dita pa makina” do vijojë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Qeveria propagandë me tërmetet, Manjani: Jemi më të sigurt larg jush
Next post Tërmetet, Italia, Franca dhe Turqia i ofrojnë ndihmë Shqipërisë