Home Aktualitet “Anuloni udhëtimet e planifikuara”, Ministria e Jashtme del me njoftim të rëndësishëm

“Anuloni udhëtimet e planifikuara”, Ministria e Jashtme del me njoftim të rëndësishëm

nga Editor

Te gjithe shqiptaret qe kane planifikuar udhetime, t’i anulojne menjehere, nese rruga qe kane menduar te bejne nuk eshte emergjence per ta apo per familjafret e tyre”

Deklaraten e ben sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila me qëllim parandalimin e përhapjes së udhëzon të gjithë qytetarët te anulojne udhetimet.

Gjithashtu, MEPJ bën me dije se një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit.

Për më tepër, një numër i konsiderueshëm shtetesh kanë ndaluar kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.

Sa i përket shërbimeve konsullore të nevojshme apo të emergjencës për të cilat qytetarët dëshirojnë të aplikojnë, MEPJ informon se qytetarët duhet të drejtohen në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO), në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun: https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/ dhe në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx

Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, MEPJ i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të kontaktojnë pa hezitim me Përfaqësitë e RSH-së në vendin ku ndodhen, në numrat e tyre të emergjencës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!