Home Aktualitet EMRAT/ KLP miraton 4 kandidatë për dy vende në Prokurorinë e Posaçme

EMRAT/ KLP miraton 4 kandidatë për dy vende në Prokurorinë e Posaçme

nga Editor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi kandidatët për dy vende në Prokurorinë e Posaçme.

Pasi hapi dy herën garën për anëtarë të SPAK, Këshilli ka tashmë 4 pretendentë, Dritan Prençin, Vladimir Marën, Sotir Kllapin dhe Dorina Bejkon.

KLP do ta vazhdojë punën me vlerësimin e tyre deri në pikëzim duke përzgjedhur dy anëtarët të tjerë që do jenë pjesë e SPAK.

Kujtojmë se prokurorët Prençi e Mara janë aktualisht të komanduar në Prokurorinë e Posaçme me një afat 1-vjeçar.

Ndërkohë kandidati Sotir Kllapi është drejtues i Prokurorisë së Pogradecit dhe ka kaluar vetingun me vendim të formës së prerë.

Prokurorja Dorina Bejko, e ushtron detyrën në Prokurorinë e Pogradecit dhe ka shprehur edhe më herët interes për të qenë pjesë e SPAK.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!