Qeveria propagandë me tërmetet, Manjani: Jemi më të sigurt larg jush

Read Time:1 Minute, 15 Second

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me situatën e tërmeteve dhe mënyrën se si po përdoret kjo situatë për të bërë show nga qeveria. “Dje kuptuam se kemi nevojë të rrimë me njëri-tjetrin”- propogandon Erion Veliaj. Ndërsa Manjani ironizon dhe shkruan se:  Jo për besë, nuk kam nevojë hiç të rri me ty! Jam më i sigurtë, më i qetë e më i larë nëse nuk rri me ty!

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Hajde mbaje propagandën tani!

===========

“Dje kuptuam se kemi nevojë të rrimë me njëri-tjetrin”- propogandon Erion Veliaj.

🤮🤮🤮🤮

Jo për besë, nuk kam nevojë hiç të rri me ty! Jam më i sigurtë, më i qetë e më i larë nëse nuk rri me ty!

—————

Po dje, më saktë mbrëmë vonë selinë e qeverisë e vizitoi vetë Kryeministri. Kishte kohë pa hyrë brënda. Në mbledhjen e qeverisë jo e jo.

Po mbrëmë arriti të shohë në të njëjtën kohë ministrat e kabinetit.

Ndërkohë në lajme na u shit një nder i madh. Kryeministri u kthye nga rruga. Ishte nisur për Neë York. Se për çfarë nuk e dimë, por u kthye.

Është ende e paqartë si u realizua kthimi. U kthye avioni në ajër apo u hodh me parashutë…

Pavarësisht, qeveria pati nderin të mblidhet nga vetë Kryeministri.

Sizmologu i rilindur do deklarojë sot se do binte një tërmet më i madh, por u ndalua me vendim të orës së vonë të qeverisë…

Duket si gallatë, por jo më çudi.

Nuk mbahen jo!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Braimllari: Gjendja emergjente, Edi Rama me kllounat e tij të mos bëjnë show
Next post Tërmetet shkundin vendin/ Veliaj nuk anulon ditën pa makina, Rama: Ku është?