Home Aktualitet “Nuk jemi për betejë politike në këtë periudhë të vështirë” – Basha thirrje Ramës: Të mos merret me opozitën. E ftoj të….

“Nuk jemi për betejë politike në këtë periudhë të vështirë” – Basha thirrje Ramës: Të mos merret me opozitën. E ftoj të….

nga Editor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi nga qeveria që të mos ketë asnjë kompleks dhe të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për të përballuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas kreut demokrat, kjo nuk është periudhë për sulme politike dhe opozita nuk merret me akuza ndaj mazhorancës por se vetëm vendos në pah problematikat.

Gjatë një interviste për “Euronews Albania”, Basha theksoi  gjithashtu se është e nevojshme në këtë momente mirëmenaxhimi dhe transparenca.

Lulzim Basha: Pavarësisht debatit politik, disa nga propozimet e opozitës janë pranuar në letër. Nuk ka asnjë pengesë dhe asnjë kompleks por të veprojmë pa asnjë pengesë.

Refuzoj të përfshihem në debat politik sepse nuk i vlen askujt. I bëj thirrje të mos merret me opozitën. Do të ketë kohë që ai të merret me opozitën dhe opozita të merret me të. Ta fokusojë kohën e tij tek zgjidhja e problemeve të njerëzve. Është kohë e humbur në këtë kohë të sulmosh opozitën.

Sot duhet të merresh me njerëzit. Po të ishte për politikë do të rrija edhe unë, prisja çfarë shkon dhe nuk shkon, prisja dështimin e tij. Po flasim për jetë njerëzish.

Nuk ka kuptim për beteja politike, pasi bëhet fjalë për jetë njerëzish. Politikanët shkojnë dhe vijnë, jeta e qytetarëve është më e rëndësishme. Prandaj, kemi bërë propozime që besoj se janë zgjidhja e duhur.

Mjafton të bëjnë mirëmenaxhim dhe transparencë. Transparenca është aleati më i mirë kundër panikut dhe frikës. Ndaj ftesa është transparencë për çdo hap. Shqipëria ka mundësi, jo të Italisë, Britanisë apo Francës. Janë 120 milionë euro koncesione.

Para disa ditësh janë paguar 700 mijë euro për inceneratorët e Tiranës. Ajo që kërkojmë është jo vetëm e arsyeshme por e domosdoshme. Anulimi i këtyre koncesioneve, pezullimi apo ngrirja e këtyre kontratave dhe devijimin e fondeve për njerëzit e varfër.

Unë personalisht nuk kam frikë, natyrisht kam shqetësim për njerëzit e afërt. I lus qytetarët e tjerë të shëndetshëm si unë të bëjmë gjithçka për të mbrojtur të afërmit tanë që janë më të rrezikuar.

Nuk ka kundërshtarë politikë kur rrezikohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve. Ndaj e lus zt.Rama që të jetë sa më pak nervoz. Sigurisht vërejtjet tona për mosmarrjen e masave në kohë qëndrojnë.

Le ta lëmë mënjanë egon tonë politike, le të mos shohim gogolin e kundërshtarit. Gjithçka e kam bërë me vetëdije të plotë sikur të ishim në pushtet do t’i realizonim ne këto? Po, do t’i realizonim.

Këto masa nuk janë për Partinë Demokratike, për Lulzim Basha. Janë për njerëzit dhe të lehtësojnë vështirësitë ekonomike në këto kohë krize.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!