Home Aktualitet Pro dhe kundër PPP-ve të Check-up dhe inceneratorëve

Pro dhe kundër PPP-ve të Check-up dhe inceneratorëve

nga Editor

Me barin e thate digjet edhe i njomi!

Irena BeqirajKjo shprehje vlen shume kur flasim per PPP . Do te me lejoni tju krahasoj vetem 2 prej tyre. 1. Check up 2. Inceratoret . Pertej Emrit te Vilma Nushit, nuk kam degjuar deri tani ndonje fakt ekonomik perse PPP e check up- i ishte e gabuar . Po ju jap une disa fakte . 1. Me pare check up behej ne 36 qendra mjeksore sot behet ne 431 qendra ne gjithe Shqiperine . Check up-i eshte masa e pare per te ulur kostot ne sherim shendetesor pasi synon diagnostikimin ne kohe. Nje check up i ka kushtuar shtetit 2.700 lek ne vitet e 2015 -2016 qe ishin vitet e para te parneritetit. Tarifat e analizave qe perfshiheshin ne check up ne spitaletet shteterore ( qe presupozohen pa fitim ) ishte 5.600 lek edhe ne spitalin privat Amerikan ishte 7,100 lek . Tarifa per check up ( duke qene se shuma qe paguhet privati eshte fikse ) mund te bjere tek parashikimi fillestar 1, 800 lek nese do te funksiononte sic duhet sherbimi paresor ose ndryshe mjeku i familjes , i cili po te ishte realisht ekzistent edhe ne funksionim do ta promovonte check up-in. Pra politika publike e synuar nuk eshte arritur jo per shkak te perfshirjes se parnerit privat, por per shkak se gjate hartimit edhe implementimit kemi lene jashte, per paaftesi te parnerit publik involvimin aktiv te hallkes kryesore mjekut te familjes ( institucion ky qe u pa eshte inekzistent edhe gjate covid -19 ) . Check up do ishte nje sukses nese mjeku i familjes do te fliste me gjuhen e tij . Te dhenat e check up sot nese do te perdoreshin nga te mjeku i familjes do te kishin indentifikuar menjehere personat me ne risk per covid -19 edhe nuk do i ishim futur ketij zjarri me sy mbyllur , e duar te lidhura. Inceleratoret ose djegja e plerave ! Nje familje shqiptare prodhon 1 ton plehra ne vit . Kapaciteti i plerave qe prodhohen jane sa 1/3 e kapacitetit djeges qe kane tre inceleratoret te ndertuar ne Elbasan apo ato qe priten te ndertohen ne Tirane edhe Fier. Prandaj duam sduam nje dite do hapim dyert per importimin e plehrave. Per menaxhimin e 1 toni plerash ne paguajme 9 euro takse ne vit ne bashki . Nderkohe per djegjen e 1 toni nese inceleratori do te punoje ne kapacitet buxheti do paguaje 28 euro , 19 euro do dalin nga taksat tona . Strategjia jone ka folur per menaxhim te integruar te mbetjeve , e cila eshte e gjithepranuar , bazuar ne kete strategji morri jete edhe industria e riciklimit . Ne kemi filluar edhe paguajme 55 milion lek cdo muaj nga buxheti i shtetit per inceleratorin e Fierit per te cilin nuk ka filluar ndertimi akoma . Por Pyetja qe nuk i thashe dot pergjigje kurre Eshte : Inceleratori qe ka koston me te ulet ne Europe (90 euro per djegjen e nje toni prehrash) eshte ai i Austrise ( kush ka qene ne Austri e ka pare rruges se aeroportit ) Si dreqin ka mundesi qe kostoja e djegjes se nje toni ne Shqiperi do jete 28 euro ? ( kam vetem nje pergjigje por nuk ma nxe goja ) Pra miq , jo cdogje qe shkelqen eshte ar sikurse jo cdo gje qe e ka emrin PPP eshte domosdoshmerisht jo e mire . Ps. Pezullimi i check up ka qene nje mase normale jo per te siguruar me shume lek ne buxhetin e shtetit ( ne kuader te masave per perballimin e corona virusit ) por per shkak te pa mundesise per te perdorur sherbimin ne kushte karantine.

Meri Lika: Irena për të rinovimin e lejes së drejtimit më detyruan të beja check up. Më dolën disa analiza të çuditshme ,të cilat më lanë disa ditë pa gjumë dhe me detyruan të bëj po ato analiza në tre laboratorë të tjerë privat por, në të tre laboratorët analizat dolën njësoj, nuk e kisha problemin që më nxorri check up-i.

Aranita Brahaj

Një ekg, një analizë urine dhe një gjak komplet nuk quhen check up. kështu që PPP në fjalë nuk pati asnjë rezultat, vetë njerzit nuk e panë të arsyeshme të shkojnë. Po deshe të tregoj unë protokollin e chekup për moshat 45 plus. kaq analiza duhet të bëhen duke garantu laboratore ambulante publike jo skema 10 vjecare të centralizuara në një biznes

Dritan Kaba

Analiza ekonomike nuk është e saktë për check up! Analizat bëhen nga punonjës publikë që paguhen nga taksat e shqiptarëve! Vlera që ke shkruar aty është vetëm e kiteve të analizave! Ambientet ku kryhen analizat janë sërish pronë e shtetit! Kështu kjo analizë finaciare nuk është e saktë për vlerën e check up!

E dyta më gjej një vend të botës që e ka këte shërbim me PPP dhe e treta kur kaloi në parlament si shërbim është futur edhe është caktuar që analizat do i bënin dhe do kishin lidhje vetëm me sistemin shëndetësor shtetëror edhe jo me atë privat! Pasi mori miratimin në parlament si shërbim u bë brenda dy muajsh PPP e famshme me ofertë të pakërkuar dhe pa garë! Nëse do kishte transparencë mund të ndahej sipas qarqeve për të pasur më shumë aktorë ne treg! Por kjo nuk u bë.

Dmth korrupsioni është i pranishëm edhe mashtrimi i Parlamentit po ashtu! Nuk është pune Vilme, por që koncensionari deri tani ka marrë mbi 8 milion euro pa bërë asnjë pune, ASNJË!!! E kupton ndërsa për përballimin e gjithë pandemie për cdo gjë i janë dhënë sistemit shëndetësor vetëm 3 milion euro!!! Ndërsa pezullimi është sa për sy e faqe se në bazë të kontratës koncensionari në fund të vitit do rimbursohet kokërr me kokërr! Arsyeja e dytë e po aq e vërtetë është se këto check up nuk hyjnë në punë për të zbuluar corona virusin! Nuk ka ende asnjë databaze për të dhënat që ka bërë check up këto vite! Kështu është një mbrojtje e bërë me akull në gojë!

Ndërsa për incerenatorët skandali është në nivele sipërore! Sot e kësaj dite Elbasani nuk ka prodhuar një kilovat energji, megjithëse u be tre vite në pune!!! Kjo tregon jo vëtëm korrupsion por shkelje e cdo lloj kontrate! PPP e incerenatorëve është vrastare jo vetëm për ekonomine, se ka vënë në rrezik mijëra vende pune por është edhe super korruptivë! Nuk ka një PPP të harruar nga kjo qveri që të mos këtë patur më parë të caktuar shumë më parë fituesin dhe përfituesin në tavolina reatorantesh e zyra shteti! Asnjë nuk ka qenë me garë të hapur, ASNJË! Asnjë

Armand Haka

PPP e Vilma Nushit ishin vjedhje të hapura vjedhje në bashkëpunim me doktorët familjar që ju bënin presion pacientëve që po nuk bëre check-up-in nuk të kryej shërbimet e tjera mjekësore.

Engjëll Musai, Gazeta “Telegraf”: Mendojmë se PPP-të e Check-up dhe Inceneratorve me një vlerë të përgjithshme rreth 500 milion euro, janë grabitja më e madhe që i bëhet taksapaguesve shqiptar dhe financave të shtetit. Kur të vendoset shteti i së drejtës dhe këta rilindas që janë sot në pushtet do të kenë ikur, do të rihapen dosjet . Janë investuar miliona për mbyllur çështjet në Prokurori dhe ministritë e linjës. Kontrata e Check-up nuk bëhet publike dhe justifikohet me faktin se dosjen e ka organi hetimit. “Telegraf”  ka me firmë dhe vulë të sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Shëndetsisë, ish-Ekonomisë, ish-Financave, ISKSH se nuk e disponojmë kontratën. A mund të na thotë kush ,se kur mungon kontrata si auditohet? Ka edhe 2 ngjarje të rralla që organet e specializuara spanjolle, gjermane dhe zvicerane i kanë të hetuara dhe regjistruara. Edhe KLSH nuk e ka bërë hetimin e thelluar. Kur të vijë dita nuk do gjejnë vrimë miu agallarët dhe oligarkët e pangopur të lidhur me sferën më të lartë të qeverisë. Ata që duan ta quajnë suksese , edhe nëse nuk e kanë ngrënë vetë lugën e çorbës, mbrojnë eprorët për papërgjegjshmërinë me firmat që kanë hedhur…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!