Home Aktualitet Denoncimi i rëndë: Ndalohet lëvizja e këmbësorëve pas orës 18:00, por “lejohen” mjetet e tonazhit të rëndë për të shkarkuar inerte në det

Denoncimi i rëndë: Ndalohet lëvizja e këmbësorëve pas orës 18:00, por “lejohen” mjetet e tonazhit të rëndë për të shkarkuar inerte në det

nga Editor

Koordinatori i Qarkut Vlorë për LSI, Flamur Çelaj, ka publikuar ne faqen e tij ne Facebook nje denoncim per Policine e Shtetit, pasi sipas tij menjehere pas publikimit ne Fletoren Zyrtare të urdhrit për ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve pas orës 18:00, Policia ka lejuar mjetet e tonazhit te rende per te shkatkuar inerte ne detin e Sarandes.

Postimi i plote:

Menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare të urdhrit për ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve pas orës 18:00 vet Policia e Shtetit lejon të punojnë jashtë syve të dëshmitarëve mjetet e tonazhit të rëndë duke shkarkuar inerte në det dhe duke pushtuar kështu hapësirat e përbashkëta.

Megjithëse Saranda, perla e bukurisë shqiptare ndodhet larg kryeqytetit , kjo sdo të thotë se duhet abuzuar me të. Shpresoj se ky postim do ta nxisë Ministrin e Brendshëm të reagojë , për të gjithë qytetarët që banojnë aty dhe për turistët që zgjedhin Sarandën si destinacion turistik.

Ps. Përpara se të publikoj pamjet dhe videot po u jap shansin të marrin masa për të ndaluar, pa i deskredituar më shumë.

Flamur Çelaj
Lëvizja Socialiste për Integrim

Fotografia e Flamur Çelaj
Fotografia e Flamur Çelaj
Fotografia e Flamur Çelaj
Fotografia e Flamur Çelaj
Fotografia e Flamur Çelaj
Fotografia e Flamur Çelaj

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!