Home Aktualitet Malaj thirrje qeverisë: Ndërhyni urgjent në Korçë

Malaj thirrje qeverisë: Ndërhyni urgjent në Korçë

nga Editor

Nora Malaj ka kërkuar nga qeveria të ndërhyjë urgjent në Korçë për të verifikuar nxënësit që mund të jenë prekur nga koronavirusi.

Ish-zëvendësministrja e Arsimit thotë se shkolla ku një mësues rezultoi pozitiv ka 400 nxënës dhe duke llogaritur dhe prindërit e tyre numri i personave në rrezik mund të jenë mbi 100 mijë.

Për këtë arsye ajo ka kërkuar bërjen e analizave të gjithë personave të dyshuar.

Postimi i plotë i Nora Malaj në Facebook:

Thirrje qeverisë!

Janē rreth 430 nxenes dhe 42 arsimtare, që në zonën e Korçes , pasi mësuesi doli me Covid 19 , janë në rrezik!
Sipas ABC , kjo situatë është shfaqur sot dhe nëse do të llogarisinim edhe numrin e prindërve , situata shkon rreth 1000 vetë.
Përballë kësaj situate tashmë tamponët duhet të kishin shkuar dhe të merreshin te nxenësit , mësuesit e prindërit e fëmijëve dhe fëmijët e mësueseve . Duhet , së pari per të perdorur protokollin, së dyti për të menaxhuar situatën, ndonëse vonë, po përsëri nuk duhet rriskuar, së treti për të ditur sesi do të operohet në raste se do të ketē situatë infektimi dhe së fundi për të qetësuar prindërit dhe fëmijët që janë ne ankth!
Cdo orë vonesë është jo në të mirë të shendetit të nxenësve dhe mësueseve e prindërve , po krijon dhe rrit panikun mes tyre.
Shpejtoni që të izoloni sa më shpejtë Covid -19 dhe të menaxhoni situatën! Tashmë koha është flori dhe duhen ndërmarrë veprime sa nuk është vonë!
# Se fëmijët dhe siguria për jetën është prijoriteti sot#

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!