Home Aktualitet “Shtyrja e pagesës së këstit për TVSH shpëton bizneset”, Ish-deputetja e PD thirrje qeverisë: Shtyni çdo lloj deklarimi për këtë periudhë dhe të mos aplikohet gjoba

“Shtyrja e pagesës së këstit për TVSH shpëton bizneset”, Ish-deputetja e PD thirrje qeverisë: Shtyni çdo lloj deklarimi për këtë periudhë dhe të mos aplikohet gjoba

nga Editor

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një postim në facebook i ka bërë thirrje qeverisë që të shtyjë çdo lloj deklarimi të bizneseve apo familjeve për periudhën e koronavirusit .

Tabaku thekson se shtyrja e dekllarimeve do të shpëtonte bizneset që në këtë kohë po kalojnë një periudhë të vështirë.

“Nuk ka nevojë për ndonjë nivel të sofistikuar matematike për të shtyrë datën e deklarimeve për detyrimet e bizneseve. E kanë bërë të gjitha vendet e perëndimit përfshirë edhe Italinë e goditur rëndë nga kjo pandemi.  Punonjësit janë në shtëpi, bizneset e vogla dhe të mesme kanë mbyllur dyert dhe kërkojnë një paketë shpëtimi kundër pandemisë ekonomike! Të kërkosh trajnime në kohë krize është si të kërkosh qiqra në hell. Por të ofrosh shtyrjen e raportimit dhe pagesës së këstit për TVSH është të shpëtosh bizneset dhe familjet. Sot fatkeqesisht bizneset kane bere raportimet e rastit.

Më 11 Mars kryetari Partisë Demokratike theksoi: Muaji mars shënon muajin e detyrimeve më të rënda për bizneset dhe qeveria duhet të tregohet solidare për të mbajtur në këmbë ekonominë. Prandaj i bëj thirrje qeverisë që të ndihmojë biznesin dhe qytetarët duke shtyrë deklarimin e TVSH, pagesën e kontributeve, deklarimin e pasqyrave financiare, pagesën e kësteve mujore të tatim fitimit si dhe çdo lloj deklarimi tjetër të kërkuar me ligj gjatë kësaj periudhe.

Mos zbato asnjë gjobë ose kamatë për vonesa në raport me detyrimet. Qendro për një herë të vetme në krah të atyre që punojnë.

Sot amullia më e madhe është se shteti jonë nuk ka asnjë shkrese apo vendim. Ka vetëm deklarata Facebook-u që nuk kanë asnjë vlerë ligjore. Të vetmet vendime ligjore janë gjobat

Qendroji në ballë punës, e mos i ik përgjegjësive.

Nuk dini ta beni? E thjeshtë, kopjojeni!” shkruan Tabaku.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!