Home Aktualitet Tërmeti, Ministria e Shëndetësisë: 105 të plagosur, 10 prej tyre në spital

Tërmeti, Ministria e Shëndetësisë: 105 të plagosur, 10 prej tyre në spital

nga Albina Hoxhaj

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë sot informacione për gjendjen e të plagosurve pas lëkundjeve të forta të tërmetit. Me anë të një njoftimi zyrtar ministria bën me dije se në spitalet e Durrësit dhe Tiranës kanë marrë shërbim mjekësor 105 qytetarë.

Mësohet se pjesa më e madhe e pacientëve kanë lëne spitalet dhe aktualisht janë 10 vetëm qytetarë që po mbahen në vëzhgim.

10 qytetare ne observim mjekesor, pjesa tjeter lene spitalet. Vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes, kryesisht me demtime te shkaktuara nga rrezimet apo goditjet.

Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 7 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 3 qytetare ne spitalin e Durresit. Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministria e Shendetesise ka vene ne zbatim planin e gatishmerise per rastet e emergjencave“, thuhet ne njoftim.

Ditën e djeshme një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Numërohen qindra banesa të dëmtuara dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.


Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!