Home Aktualitet Infektohet në mënyrë misterioze mjeku në spitalin e Athinës. Vendimi drastik për Kishën dhe besimtarët

Infektohet në mënyrë misterioze mjeku në spitalin e Athinës. Vendimi drastik për Kishën dhe besimtarët

nga Editor

Gazetarja Ira Londo ka sjellë nga Greqia një tablo të qartë të situatës në këtë vend sa i përket përballjes me koronavirusin. Në një lidhje ‘live’ me News24, Londo tha se janë 352 të prekur nga COVID-19, 9 prej të cilëve në terapi intensive. Ajo tha se përhapja e virusit po vijon pasi 51 rast nuk kanë historik dhe nuk dihet ku e kanë marrë këtë virus.

Ndërkohë që foli për një situatë alarmante në spitalin e madh të Athinës ku një mjek ka rezultuar pozitiv edhe pse nuk ka pasur historik dhe kontakte me pacientë me COVID-19.

“Çdo pasdite në orën 18:00 marrim shifrat e reja për të prekurit me koronavirus. Testimet dhe këtu janë shumë të kufizuara. Sipas të dhënave të fundit, janë 352 të prekur, 65 persona kurohen në spital, 51% janë meshkuj, 9 në terapi intensive. Përhapja po vijon sepse në 51 raste nuk kanë historikë dhe nuk dihet ku e kanë marrë koronavirusin. Pak më parë janë shpallur në gjendje karantinë 21 persona të personelit mjekësor, 10 mjekë dhe 1 infermier të spitalit të madh në Athinë, bëhet fjalë për pavionin e ORL-së pasi një mjek në këtë klinikë ka rezultuar pozitiv, pa asnjë historik, pa asnjë kontakt me pacientë me koronavirus, çka ka alarmuar gjendjen në këtë spital. Ndërkohë që vijojnë në karantinë dy fshatra në veri të Greqisë, një banor është transportuar në spital me simptoma të rënda”, tha Londo.

Gaztetare tregoi dhe për një vendim të fundit të qeverisë, që ndoshta për herë të parë del kundër Kishës, që siç tha ajo është vetë shteti në Greqi. Ky vendim ndalon meshat dhe mbledhjet e mëdha të besimtarëve.

“Dje në mbrëmje pas mbledhjes së gjatë të Sinodës së Shenjtë për të vijuar me mesha, ka ndërhyrë kryeministri grek i një qeverie konservatore të djathtë dhe ka dalë vendimi se kishat e Greqisë nuk do të funksionojnë dhe nuk do të ketë mesha. Do të lejohen vetëm varrimet me familjarë të afërt dhe lutjet personale. Këtë vendim historik e ka mbështetur dhe zëdhënësi i qeverisë duke thënë se për herë të parë në historinë e vendit nuk do shkohet në Kishë për pashkë. Në radhë të parë ka thënë ai duhet të mbrojmë shëndetin”, tregoi gazetarja.

Ajo tha se ka dalë vendimi i Bankës së Greqisë se do mbështeten bizneset. “Masa e parë që është deklaruar dhe nga ministri i Ekonomisë, është mbështetja për punëtorët. Banka ka vendosur që për bizneset shtyhet shlyerja e këstit të kësaj kredie deri në 30 shtator. Priten masa të tjera konkrete, mbështetja e biznesit dhe fondi që do jepet për rrogat. Nga nesër në Greqi mbyllen një sërë biznesesh të tjera. Nga nesër do funksionojnë vetëm supermarketet, pikat e celularëve e farmacitë”, deklaroi Londo./BW/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!