Home Aktualitet Agjencia gjermane e shëndetit publik paralajmëron: Sa vite mund të zgjasë kriza e koronavirusit

Agjencia gjermane e shëndetit publik paralajmëron: Sa vite mund të zgjasë kriza e koronavirusit

nga Editor

Agjencia e shëndetit publik në Gjermani ka paralajmëruar se kriza e koronavirusit mund të zgjasë deri në dy vjet.

Deklarata u bë nga Instituti “Robert Koch”, agjensia gjermane përgjegjëse për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Ndërsa theksoi se rreziku për Gjermaninë do shndërrohet nga i moderuar në i lartë.

Instituti “Robert Koch” paralajmëroi se pandemia, që ka “paralizuar” pothuajse të gjitha aktivitetet në botë, mund të zgjasë edhe për 24 muaj të tjerë.

Sipas presidentit të këtij instituti, Lothar Wieler kohëzgjatja do të varet nga imuniteti i njerëzve nga COVID-19 pas kontraktimit nga virusi, sa shumë njerëz rezultojnë pozitiv për sëmundjen dhe sa kohë duhet për tu zhvilluar një vaksinë.

Wieler nuk e përjashtoi mundësinë që disa nga masat e urgjencës të vendosura nga vendet do qëndrojnë në fuqi për një kohë të gjatë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dje njoftoi se grumbullimet në kisha, xhami dhe sinagogë do ndaloheshin dhe se këndet e lojërave dhe dyqanet, që nuk janë shumë të rëndësishme, do të mbyllen.

Aktualisht në Gjermani janë 7000 raste të konfirmuara dhe 14 viktima nga koronavirusi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!