Home Aktualitet Bankat marrin këstet pavarësisht urdhërit për kreditë, reagon Rama: Sapo fola me guvernatorin…

Bankat marrin këstet pavarësisht urdhërit për kreditë, reagon Rama: Sapo fola me guvernatorin…

nga Editor

Kryeministri Edi Rama mes serisë së postimeve në rrjetet sociale ka reaguar lidhur dhe me problematikat në banka, që pavarësisht urdhërit për shtyrjen e kredive, janë ndeshur sot qytetarët, por edhe bizneset.

Rama shprehet se ka pasur një komunikim me gruvernatorit e Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, dhe brenda pak orësh do të firmoset një dokument që e zgjidh njëherë e mirë këtë situatë.

Duke reklamuar edhe punën e tij, Rama shprehet se Italia e bëri një muaj pas masat ekonomike, ndërkohë që qeveria e tij do ta ketë gati planin ekonomik për bizneset ditën e enjte.

Postimi i Ramës:

 LIDHUR ME ANKESAT QË MË KANË DËRGUAR DISA PREJ JUSH, TË CILËT KANË HASUR SOT VËSHTIRËSI NËPËR BANKA PËR KËSTET E KREDIVE TË BIZNESIT QË GJENDET NË VËSHTIRËSINË E LUFTËS, SAPO KAM FOLUR ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË

 BRENDA PAK ORËVE NJË GRUP I PËRBASHKËT PUNE DO TË SHKRUAJË NJË DOKUMENT TË PËRBASHKËT, QË UNË DHE GUVERATORI DO TA FIRMOSIM SOT PËR TË ADRESUAR QARTË DHE PRERË KËTË HALL ME BANKAT!

 RRINI TË QETË DHE BËNI DURIM, ITALIA MASAT EKONOMIKE I MORI PAS NJË MUAJI, SEPSE NUK ËSHTË 7×7=42 KJO PUNË, NDËRSA NE DO T’I KEMI GATI KËTË JAVË! KURSE BIZNESI QË KA HALLIN E KËSTEVE ME BANKAT, DO TA KETË ZGJIDHJEN SOT!

 NA I BËNI HALLALL SHQETËSIME TË TILLA DHE MOS E VINI ASNJË SEKONDË NË DYSHIM SE MUA MË KENI NË KRAH DHE ME SYTË E VESHUR HAPUR DITË-NATË PËR TË LEXUAR E DËGJUAR HALLET TUAJA!

JU TË GJITHË JENI FAMILJA IME NË KËTË LUFTË DHE ASGJË QË DO TA BËJA PËR FAMILJEN TIME, NUK DO TA LE PA BËRË PËR JU! ME MISH E ME SHPIRT!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!