Home Aktualitet Bashkia shtyn deri në qershor pagesën e detyrimeve, reagon PD

Bashkia shtyn deri në qershor pagesën e detyrimeve, reagon PD

nga Editor

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa thotë se masa e marrë nga Bashkia e Tiranës sot për bizneset është ekzakt çfarë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka propozuar që në 11 Mars: “Bizneset në zonat e prekura nga COVID-19 të mos paguajnë taksa dhe tarifa vendore për të pakten 3 muaj”.

Postimi i Ina Zhupës:

Masa e marrë nga Bashkia e Tiranës sot për bizneset është ekzakt çfarë Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka propozuar që në 11 Mars: Bizneset në zonat e prekura nga COVID-19 të mos paguajnë taksa dhe tarifa vendore për të pakten 3 muaj.

Të njëjtën gjë kërkuam edhe dje.

Janë gjithmonë një hap pas propozimeve tona. Gjithmonë të vonuar dhe pa ide për t’u shërbyer në kohë qytetarëve. Rëndësi ka që ndjekin opozitën dhe zbatojnë propozimet e Partisë Demokratike në dobi të interesit të qytetarëve, të shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së tyre.

Lehtësimi i bizneseve nga taksat në Tiranë është jetik. Nën drejtimin e Erion Veliajt, nga vjet, ato janë rritur me 33 %

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!