Home Aktualitet Kërpaçi thirrje qeverisë: Fonde që familjet të sigurojnë ushqim, barna dhe transport për…

Kërpaçi thirrje qeverisë: Fonde që familjet të sigurojnë ushqim, barna dhe transport për…

nga Editor

Ish deputetja e LSI Floida Kërpaci ka reaguar me një postim në faqen e saj në facebook pas sjlles së qeverisë për situatën e epidemisë së koronovirusit.

“Kryeministri thotë mbylluni në shtëpi, por lejon punën e call centerave, fasonerive, dhe disa bizneseve të tjera. Autobuza s’ka, biçikleta nuk lejohet, automjeti jo e jo. Madje dhe ecja në këmbë është me orar!”, shkruna ish deputetja.

Ja postimi i plotë:

(Foto)Pra që ta kuptojmë qartë!

Kryeministri thotë mbylluni në shtëpi, por lejon punën e call centerave, fasonerive, dhe disa bizneseve të tjera. Autobuza s’ka, biçikleta nuk lejohet, automjeti jo e jo. Madje dhe ecja në këmbë është me orar!

Për këtë arsye, sot me qindra qytetarë janë nisur drejt punëve të tyre në këmbë, në atë 1 orarshin e lejuar nga qeveria dhe do duhet të kthehen në shtëpi sërisht Në KËMBË në atë 60 minutëshin e lejuar pasdite.

Të tentosh të krahasosh gjendjen tonë me BE apo SHBA ku punojësve u njihet në pagë edhe kostoja e udhëtimit në punë është e kotë pasi këtu çdo gjë është përmbys.

Për shkak të koronavirusit nuk do të thotë se njerëzit mund të trajtohen si kavie eksperimentale. Madje pse kemi koronavirusin nëpër këmbë, është një arsye më shumë pse njerëzit duhen trajtuar të barabartë të gjithë!

Kërkesa e drejtë që vjen nga punojësit është minimalisht transporti!

Për sa kohë do të zgjasë ky eksperiment ose të mbyllen të gjitha aktivitetet private dhe qeveria të dedikojë fond që familjet të sigurojnë ushqim, barna mjekësore, etj. gjatë karantinës, ose minimalisht për ata që do duhet të shkojnë në punë gjatë të vendosi transport publik të dedikuar që plotëson kushtet e higjienës.

E DREJTA E PUNËS BASHKË ME TË GJITHA TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT NUK MUND TË MOHOEN E CËNOHEN! NËSE KRYEMINISTRI MENDON SE KORONAVIRUSI VEPRON ME ORARE, NJERËZIT MBETEN NJERËZ NË ÇDO KOHË DHE ASNJË MASË NUK DUHET TË CËNOJË DINJITETIN DHE TË DREJTAT E TYRE!

Image

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!