Home Aktualitet Paralajmërimi nga Irlanda: Kujdes! Koronavirusi mund të merret dhe nga të vdekurit, shmangni ritet

Paralajmërimi nga Irlanda: Kujdes! Koronavirusi mund të merret dhe nga të vdekurit, shmangni ritet

nga Editor

Covid 19 është ende diçka e re për botën, ndaj ka mjaft informacione kundërthënëse për të, ashtu siç ka edhe pikëpyetje të mëdha.

Një prej tyre është dhe ajo nëse mund t’i infektojë i vdekuri me koronavirus të gjallët?

Në një intervistë për radio televizionin publik irlandez, RTE, Keith Massey i agjensisë funerale Rom Massey and Son, shpjegoi se nuk dihet me siguri përsa kohë qëndron virusi në trup pas vdekjes së një personi të infektuar.

“Problemi është që kur dikush ndërron jetë, ajri mbetet i bllokuar në mushkëri. Kur spostojmë trupin, ai ajër del jashtë. Nuk e dimë me siguri përsa kohë qëndron virusi në mushkëri, dhe kjo na shqetëson”, thotë Massey.

Sipas gazetës Irish Mirror, virusi mund të përcillet edhe kur punonjësit e agjensive funerale i marrin trupat për t’i sistemuar në arkëmort. Raportet në mediat vendase tregojnë  se Irish Association of Funeral Directors (IAFD) është informuar nga mjekë e kërkues se Covid-19 mund të mbetet në trup për disa ditë pasi i ndjeri ka dhënë shpirt.

Për këtë arsye, në Irlandë janë dhënë këshilla që viktimat e koronavirusit të varrosen pa shërbesat e zakonshme fetare.

Në Itali sakaq, po shfaqen probleme të mëdha me dhomat mortore, pasi në disa zona si Bergamo gati nuk ka më vend, ndërsa janë shtuar aq shumë kërkesat për kremimin e trupave sa autoritetet lokale nuk i përballojnë dot!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!