Home Aktualitet Qytetarët në panik, 9 tërmete të fuqishme bien gjatë natës

Qytetarët në panik, 9 tërmete të fuqishme bien gjatë natës

nga Albina Hoxhaj

Shqipëria është përfshirë nga tërmetet. Shumë qytetarë e kaluan natën në rrugë ose në makina, të frikësuar pas lëkundjeve të forta të tërmetit.

Dëmet materiale janë të shumta, ndërsa dhjetëra persona mbetën të plagosur. Tërmeti më i fortë ishte i pari që ra rreth orës 4 pasdite, me magnitutë 5.8 ballë, por pas tij kanë vijuar dhe mbi 20 të tjerë.

Nata ka qenë më e frikshme për të gjithë banorët të cilët kanë përjetuar tmerr pasi shumica kanë qenë në gjumë kur toka është dridhur sërish.

Sipas IGJEUM dhe instituteve ndërkombëtare të sizmiologjisë, bëhet me dije se pas mesnatës dhe deri në mëngjes kanë rënë 9 tërmete, ku më i forti ka qenë 4.8 ballë i shkallës rihtet që është nxjerrë pak minuta pasi kishte kaluar ora 12 e natës, pas tij kanë rënë dhe 8 tërmete të tjerë me manginutë më të vogël, deri në 3.5 ballë, ku epiqendra ka qenë në Durrës dhe në detin Adriatik.

Një tërmet i fuqishëm gogiti Shqipërinë mesditën e së shtunë. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!