Home Aktualitet ‘Virusi nuk vritet me postblloqe’, Kryemadhi ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Këta janë monstra

‘Virusi nuk vritet me postblloqe’, Kryemadhi ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Këta janë monstra

nga Editor

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha e revoltuar se Edi Rama po tmerron qytetarët me masat shtrënguese dhe postblloqet e ngritura në çdo anë të vendit.

Duke folur në një lidhje live për emisionin ‘Open’, Kryemadhi deklaroi se shqiptarët kanë nevojë për qetësi, për shëndetësi të mirë dhe stafe mjekësore. Sipas saj, qeveria duhet të përfshijë në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi të gjithë personalitetet e shëndetësisë shqiptare.

Ndër të tjera, ajo tha se prej disa ditësh po qëndron në karantinë me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta, ndërsa fëmijët i kanë çuar te mamaja e saj.

Jemi të ndarë, fëmijët janë me mamanë time, unë jam me Ilirin. Rroftë karantina. Kur të ringjallet Krishti, do të ringjallet dhe begatia e shqiptarëve. Zoti ynë lart në qiell kurrë nuk i ka dënuar dhe dënon njerëzit e tij, që janë shqiptarët’, u shpreh Kryemadhi, ndërsa iu drejtua mjekut në studio Pëllumb Pipero, duke i thënë se është mjeku i dytë më i mirë në vend, pas Petrit Vasilit.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

Më kryesorja është mungesa e stafit mjekësor dhe kushtet e tmerrshme në të cilat ata punojnë. Kemi një virus që është engmatik edhe për shëndetësitë më të zhvilluara. Pra, duhet staf mjeksor, nuk mendoj se është vetëm shpërblim. Mjekët nuk e bëjnë punën për para, por se e besojnë atë. Virusi nuk vritet me postblloqe, por me një shëndetësi të zhvilluar. Postblloqet në Itali kushedi për cfarë janë, se nuk janë për këtë. Nëse ti do të dalësh sot e të shkosh në ambulancë, të arreston policia. E vetmja gjë që dëgjon është ‘do hani gjoba’. Në radhë të parë duhet të flasim për besimin që duhet të kemi te stafi mjekësor. Përfshirja e të gjithë personaliteteve të shëndetësisë shqiptare, pavërësisht flamujve politikë, është shumë e rëndësishme. Ka mjekë të jashtëzakonshëm, që kanë përballuar epidemi shumë të vështira.

Jeni kundër masave drastike të qeverisë?

Po kjo nuk do të thotë që parandalon virusin. Ne kemi një kryeministër që jep mesazhe nga shtëpia e tij. Unë e kuptoj që frymëmarrja e tij ka probleme, ai është ndër më të prekurit me COVID-19. Kur e ke sforcuar trupin shumë, edhe propabiliteti për të të kapur virusi është më i madh.

Pipero: Nuk jam dakord me ju, masat janë të domosdoshme.

Kryemadhi: Vetëm në Shqipëri kam parë 8 mjekë të infektuar.

Pipero: Ka pasur.

Kryemadhi: Ne jemi në dorë të Zotit doktor, fatin tonë nuk e ka në dorë politika.

Çfarë duhet të bëjmë?

Duhet t’i japim besim, forcë dhe kushte personelit mjekësor. Çdo ndjenjë paniku që i futet popullatës, është shumë herë më e dëmshme se virusi. Qeveria në radhë të parë duhet të pajisë me veshje pritësit kryesor, mjekët. Duhen kthyer në karantinë disa spitale, që merren me sëmundje respiratore, dhe jo vetëm QSUT. Shqiptarët kanë nevojë për të qenë të qetë. Boll është në panik ekonomia shqiptare, bizneset, familjet, për shkak të varfërisë dhe qeverisjes. Boll vazhdon trauma e tërmetit të 26 nëntorit.

Del tani ministrja dhe thotë qe e ka pezulluar përkohësisht koncesionin. E kuptoni çfarë monstrash që janë. Jo koronavirus, po këta janë nëna e koronavirusit. A janë në terezi apo jo këta?

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!