Home Aktualitet “Shqiptarët po bëjnë një sakrificë të madhe”- Basha: Qeveria jep sinjale për anulimin e koncesionit të Check Up-t

“Shqiptarët po bëjnë një sakrificë të madhe”- Basha: Qeveria jep sinjale për anulimin e koncesionit të Check Up-t

nga Editor

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thekson se shqiptarët po bëjnë një sakrificë të madhe në këtë periudhë, duke nënvizuar se 50% e tyre janë në varfëri.

Basha tha se po jepen sinjale për anulimin e koncesionit të Check Up-t, duke nënvizuar se nëse lajmi është i vërtetë është një hap i duhur.

Basha: Të qëndrosh në shtëpi nuk është thjesht një fjalë goje. Ndërkohë që mbi 50% e popullsisë ka kushte të vështira edhe pa u përballur me këtë epidemi. E them nga zemra që shqiptarët po bëjnë një sakrificë të madhe. Thirrja ime është që të sakrifikojmë të gjithë. Duhet të kemi një plan mbështetës. Gjithë shqetësimi dhe fokusi im sot është siguria dhe shëndeti i qytetarëve. Kam refuzuar të futem në debat politik dhe qëllimi është marrja e të gjitha masave për shëndetin e popullit. Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë adoptuar një pjesë të mirë të masave tona. Sot kryeministri ka pranuar propozimin tim të djeshëm si krijimi i mundësive për të paguar të gjithë ata punonjës kur biznesi është në pamundësi finaciare për të paguar dhe shteti të paguar pagën dymujore. Sikundër ka pranuar të anulojë një nga koncesionet më të përfolura atë të Check Up. Nëse lajmi konfirmohet është një lajm shumë i mirë. Edhe me ligj, qeveria ka mundësi t’i anulojë këto koncesione.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!