Home Aktualitet Hyn në fuqi vendimi për ndalimin e këmbësorëve nëpër rrugë. Nga gjoba e deri tek bllokimi për tre muaj i…

Hyn në fuqi vendimi për ndalimin e këmbësorëve nëpër rrugë. Nga gjoba e deri tek bllokimi për tre muaj i…

nga Editor

Atë që kryeministri Edi Rama e lajmëroi publikisht paraditen e sotme për ndalimin e lëvizjes edhe në këmbë nëpër qytete, është miratuar zyrtarisht në Fletoren Zyrtare.

Vendimi parashikon gjobë prej 100 mijë lekësh të vjetra për qarkullimin në rrugë dhe bllokim të automjetit për tre muaj nëse e kanë një të tillë. Ndërkohë, gjoba për ata që grumbullohen në sheshe publike është 200 mijë lekë të vjetra si dhe bllokim të automjetit për tre muaj. I njëjti bllokim vlen edhe për ata që lëvizin me mjete dyrrotësh. Vendimi ka hyrë që mbrëmjen e sotme në fuqi.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare:

PËR DISA SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE  TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES  SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”

Në  mbështetje  të  nenit  101  të  Kushtetutës, me  propozimin  e  ministrit  të  Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes  Sociale  dhe  të ministrit  të  Brendshëm, Këshilli i MinistraveVENDOSI:Neni 1Pas pikës 16, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 17, 18 dhe 19, me këtë përmbajtje: “17. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë  nga  organet  kompetente  për  ndalimin  e

Pas pikës 16, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 17, 18 dhe 19, me këtë përmbajtje: “17. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë  nga  organet  kompetente  për  ndalimin  e lëvizjes    për    këmbësorët    sipas    orareve    të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë  mijë)  lekë  dhe  me  bllokim  3  muaj  të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

  1. Individët, të  cilët  nuk  zbatojnë  urdhrin  e dhënë  nga  organet  kompetente  për  kufizimin  e lëvizjeve   në   parqe   dhe   zona   të   gjelbërta   të hapura,  në  zonat  urbane,  apo  mjedise  të  tjera publike  të  hapura,  dënohen  me  gjobë  në  masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.
  2. Për individët,   të   cilët,   në kushtet   e shkeljeve  të  pikave  17  dhe  18,  të  këtij  neni, lëvizin  me  biçikletë,  ciklomotor  ose  motomjet, zbatohet  edhe  masa  shoqëruese  e  bllokimit  të mjetit lëvizës për 3 muaj.”.

Neni 2

Ky  akt  normativ  hyn  në  fuqi  menjëherë  dhe botohet në Fletoren Zyrtare

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!