Home Aktualitet “Jetojmë me qira, duhet ti jap bukë fëmijës” banorët e komunitetit rom nuk durojnë ‘shtetrrethimin’, ngrihen në protestë

“Jetojmë me qira, duhet ti jap bukë fëmijës” banorët e komunitetit rom nuk durojnë ‘shtetrrethimin’, ngrihen në protestë

nga Editor

Disa banorë të komunitetit rom janë ngritur në protestë mbrëmjen e sotme, pasi nuk përballojnë dot mënyrën e jetësës, pas masave drastike të ndërmarra në kuadër të parandalimit të koronvirusit.

Në një intervistë për Fax News banorët shprehen të indinjuar, ndërkohë që tregojnë se me këto masa drastike nuk paguajnë dot qiranë dhe nuk kanë me se të ushqejnë fëmijët e tyre.

Arsyeja është se ne jemi mbledhur këtu se jetojmë në një vilë me qira. Dhe i japim qiarxhiut nga 5 mijë lekë. Me çfarë do të jetojmë. Ne po vdesim pa bukë. Ne kemi dy orë që jemi këtu.

Gjithë natën këtu do të qendrojmë, kërkojmë bukën e fëmijëve. Fëmijët tanë të ushqehen, të kemi një lloj të ardhure. E dimë që do të vdesim dhe do të vdesim tamam. Ne e sigurojmë bukën e përditshme duke mbledhur bidona plastike. Kam 8 fëmijë, komshinjtë e mi kanë nga 4,5 fëmijë.”- u shpreh banorja.

U desh ndërhyrja e policisë që që banorët të shpërndaheshin.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!