Home Aktualitet Zyrtare/ Asnjë i prekur me Covid-19 në qytetin verior

Zyrtare/ Asnjë i prekur me Covid-19 në qytetin verior

nga Editor

Bëhet me dije se qyteti verior Shkodra deri më tani nuk asnjë rast të prekur me Covid-19 ndërkohë që të gjitha strukturat e shtetit janë në gadishmëri për ta futur edhe këtë qytet në karantinë në kuadër të masave për frenimin përhapjes së koronavirusit.

Ditën e martë e gjithë Shqipëria do jetë një karantinë sipas vendimit më të fundit të qeverisë shqiptare.

Informacioni i plotë

Informacion i datës 16 mars 2020, ora 18:00

Iu informojmë mbi situatën në territorin e Qarku shkoder 

Zyrtarisht  nuk raportohet për asnjë a rast me Covid-19 në Qarkun Shkoder.

Ka  vijuar veprimtaria e strukturave për ndalimin e qarkullimit të automjeteve por edhe kufizimin e lëvizjes së këmbësorëve kryesisht në zonën e Liqenit të Shkodres, nëpërmjet postoblloqeve bashkëpunuese të DVP, FNSH, Repartit të Ushtrise Vau-Dejës 1010 dhe Policisë Bashkiake, të cilët kanë kufizuar edhe qendrimin e njerezve në lulishtet e qytetit.

 Nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetsore  janë ushtruar kontrolle dhe inspektime në territoret e pesë bashkive në 84 bar-restorante që rezultuan të mbyllura, në 23 furra buke për të parë respektimin e rregullave të sigurisë ushqimore, në 38  markete ku  u konstatua se zbatoheshin  rregullat e higjenes dhe në 5 fabrika-fasonerie të cilat ishin të mbyllura.

Komisioni Mbrojtjes Civile –Qarku Shkoder,  ka koordinuar veprimtarine e të gjithë strukturave duke kërkuar me këmbengulje zbatimin e  masave në zbatim të Aktit Normativ  nr. 3, datë 15.3.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19” si dhe urdhërin nr.168/1 datë 15.03.2020 të Ministrisë së Shëndetsisë, si dhe të gjithë masave që janë marrë për të parandaluar sa më shumë të jetë e mundur shpendarjen e infeksionit nga COVID-19, duke rritur  përqëndrimin e strukturave dhe inspektoriateve tek disiplinimi dhe zbatimi i rregullave të higjenes dhe tregtise në tregjet e  hapura, të cilat nëse nuk i zbatojne do të mbyllen.

Njëkohesisht është kërkuar që të parandalohen levizjet e mjeteve të komunitetit Romë dhe Egjiptian vend e pa vend si burim infeksioni. Janë deleguar detyra konkrete për zbatimin e urdhërit të Kryeministrit  për ndalimin e qarkullimit te kembesoreve pas orës 18.00.

Situata po monitorohet dhe koordinohet duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat anëtare të Komisionit të Mbrojtjes Civile-Qarku Shkoder në të gjithë territorin”.​

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!