Home Aktualitet “Nuk kanë asgjë në dorë dhe e kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë”- Rama i përgjigjet opozitës: Asnjë minimum ndërgjegjeje në këtë luftë

“Nuk kanë asgjë në dorë dhe e kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë”- Rama i përgjigjet opozitës: Asnjë minimum ndërgjegjeje në këtë luftë

nga Editor

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, sa i përket deklaratave për rritjen e fondit të akorduar në luftën kundër koronavirusit, duke e krahasuar me fondet e akorduara nga shtete e tjera, si Gjermania apo Italia. 

Në një komunikim live në Facebook, Rama tha se Shqipëria nuk ka miliardat e këtyre vendeve, ndërsa shtoi se opozita nuk ka asgjë në dorë dhe se “kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë”.

rama

Kam dëgjuar kohët e fundit kaq miliard do japë Amerika dhe kaq Gjermania, nga ata që nuk kanë asgjë në dorë dhe që e kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë. Ata jua kam lënë juve t’i gjykoni sot dhe të mos i harroni nesër, për të gjitha çudirat që ju thonë, pa pasur asgjë në dorë dhe asnjë minimum ndërgjegjeje, në këtë luftë ku nuk bëhet politikë mes partive, por zhvillohet një betejë pëllëmbë për pëllëmbë, mes një populli të tërë dhe një armiku të padukshëm që i kanoset të dashurve tonë, më të moshuarve dhe më të dobëtëve fizikisht”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!