Home Aktualitet Mbyllja në shtëpi pas orës 18:00, Vasili: Pa asnjë bazë nga shkenca. Kujdes nga materialet në internet

Mbyllja në shtëpi pas orës 18:00, Vasili: Pa asnjë bazë nga shkenca. Kujdes nga materialet në internet

nga Editor

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, thotë se masa e marrë sot nga qeveria për të mos lejuar qarkullimin pas orës 18:00, është e pastudiuar. Sipas Vasilit zbatimi i rekomandimeve të mjekëve janë të vetmet masa që mund të ndihmojnë vendin për tejkalimin e kësaj situate.

Të nderuar miq, sot na është imponuar një shtetrrethim pandemik i cili ka filluar në orën 18::00.  Sigurisht që kjo është një masë pa asnjë bazë shkencore dhe pa asnjë kuptim të veçantë përveçse një masë fiktive. Kujdes? Po! Gjatë 24 orëve pa dallim.  Kujdeset maksimale janë ato që mund të na shpëtojnë Ndërsa masa te tilla demonstrojnë frikë  të atyre që i marrin nuk kanë asnjë kuptim tjetër”, tha Vasili. 

Vasili ndau edhe një këshillë për qytetarët e thjeshtë. Përmes një videomesazhi në facebook  ai sugjeroi ata që të zgjedhin materialet në internet sa i përket pandemisë së COVID19.

Sipas tij jo të gjitha janë të besuara. Me tej Vasili u shpreh optimist se ashtu si edhe vendet e origjinës edhe Shqipëria do ta kalojë këtë situatë.

Dua te ndaj më ju te nderuar miq edhe një këshillë tjetër. Sidomos ju që nuk jeni te fushës. Mos konsumoni informacione pa fund në internet për skenare nga më të zymtët dhe më të frikshmit. Sot kemi disa fakte. Pandemia është dominuar në Kinë, në Kore. Në vendet e origjinës, në një kohë relativisht të shkurtër. Është i njëjti virus që ka prekur edhe Shqipërinë edhe Evropën. Ky virus është studiuar dhe po studiohet në themel. Respektimi i masave që janë marrë në mënyrë të ndërgjegjshme nga të gjithë do të ndihmojnë të gjithëve. Kështu që sa më pakë materiale që nuk mund të pranohen nga shkenca. Masat e thjeshta si larja e duarve, dezinfektantët e të tjera si këto janë të vetmet masa që mund t’ia dalim“, tha Vasili.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!