Home Aktualitet Koronavirusi/ “Qindra miliardë euro”, Franca bën gati paketën e shpëtimit ekonomik

Koronavirusi/ “Qindra miliardë euro”, Franca bën gati paketën e shpëtimit ekonomik

nga Editor

Qeveritë në mbarë botën po përballën prej javësh me një armik të padukshëm që quhet koronavirus.

Kështu që shumë qeveri kanë marrë masa për tu përballur më këtë situatë  në rrafshin ekonomik.

Edhe Franca si shumë vende të tjera po merr një sërë masash për sa i përket planit ekonomik për ta kaluar këtë situatë kritike.

Masat që pritet të marrë Franca janë në përputhje me këshillat e bëra nga Von Der Leyen sikundër dhe me nismat e marra nga qeveritë e vendeve të tjera të kontinentit. Ditën e hënë anëtarët e dhomës së tregtisë në Francë dhe biznese të tjera pritet të takohen me ministrin Le Maire për të diskutuar më në detaj planin ekonomik.

Në France behët me dise se kanë nisur planet e shpëtimit ekonomik. Ministri i Financave në Francë Bruno Le Maire u shpreh se Parisi do të shpenzonte “qindra miliardë euro” për të ulur impaktin e virusit në ekonomi.

Qeveria franceze ka deklaruar se masat përfshijnë edhe kredi me garant, një fond solidariteti dhe ndihmë financiare për bizneset që do të ulin orët e punës pa prekur pagat e punëtorëve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!