Home Aktualitet “Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm”, PD reagon ashpër pas vendimit për lëvizjen e njerëzve: Dikush t’i thotë në bunkerin…

“Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm”, PD reagon ashpër pas vendimit për lëvizjen e njerëzve: Dikush t’i thotë në bunkerin…

nga Editor

Ish-deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm  të qeverisë për ndalimin e lëvizjes së njerëzve nga ora 18:00 e pmbrëmjes së sotme.

Paloka shprehet se Rama është qesharak dhe i rrezikshëm ndërsa shton  dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.

Dikush duhet ti thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time”, shkruan PAloka teksa tregon se edhe cila është zgjidhja e kësaj situate.

Reagimi i plotë:

Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm! Deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë. Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.

Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet ti thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time. Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!