Home Aktualitet “Gjoba, gjoba, gjoba”, ish-deputeti publikon videon: Kryeministër i skaduar

“Gjoba, gjoba, gjoba”, ish-deputeti publikon videon: Kryeministër i skaduar

nga Editor

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho ka publikuar  jë video krahasuese mes menaxhimit të situatës së shkaktuar nga koronavirusit dhe vendimet që janë nxjerr mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Bie në sy fakti se teksa Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një sërë masash drastike ku në rast të shkeljeve të tyre gjobat janë të majme, nga ana tjetër, qeveria italiane po mendon se si të gjejë një zgjidhje që të mos shkaktohet për shkak të pandemisë ndonjë krizë e thellë ekonomike.

Spaho shkruan se virusi nuk luftohet me gjoba ndërsa thekson e sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje!

Spaho ka përsëritur thirrjen e vazhdueshme që bën prej ditësh PD për ndërhyrje në boxhetin e shtetit.

“Nuk luftohet virusi dhe pasojat e tij social-ekonomike vetëm me gjoba, gjoba, gjoba. Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Duhet përgjegjshmëri dhe një plan i qartë social – ekonomik.

Pa buxhet në dispozicon nuk blihen mjetet mbrojtëse për mjekët. Pa buxhet në dispozicion nuk paguhen qytetarët që po detyrohen të rrinë në shtëpi. Pa buxhet nuk ndihmohen më të varfrit! Pa buxhet në dispozicion nuk rimbursohen bizneset. #kryeministeriskaduar, shkruan Spaho.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!